Lajme
Kriza greke solli paratë në Shqipëri
Emigrantët shqiptarë reflektojnë një pavendosmëri të theksuar në mënyrën se si kanë menaxhuar qarkullimin e të ardhurave të tyre nga vendi ku i kanë krijuar në vendlindjen e tyre.
Raporti i fundit i Eurostat për “korridoret” e qarkullimit të këtyre parave, pra dalja nga vendet e BE-së drejt vendeve jashtë saj, si dhe hyrja e parave nga vendet e tjera drejt BE-së, reflekton pasigurinë që ka kapluar qytetarët për shkak të krizës,shkruan shtypi shqiptarë.
Emigrantët shqiptarë që kanë jetuar dhe kanë krijuar të ardhurat e tyre në Greqi në 2008, kanë sjellë drejt vendit tonë 390 milionë euro. Por vetëm një vit më vonë, me zyrtarizimin e krizës globale, emigrantët do të pakësonin remitancat që vinin drejt Shqipërisë, duke i ulur ato në nivelin 314 milionë euro.
Ka ndodhur krejt e kundërta në vitin 2010, kur frika për krizën greke kapi kulmin.
Në panik dhe pasiguri, duket se pjesa më e madhe e emigrantëve kanë parë si më të sigurt Shqipërinë.
Frika për falimentimin e bankave greke ka bërë që në 2010-n në Shqipëri kanë hyrë plot 514 milionë euro si remitanca.
Për vitin 2011, në raport nuk thuhet asgjë lidhur me ecurinë e remitancave, por e vetmja gjë e sigurt është që gjatë vitit të kaluar shumë emigrantë zgjodhën të ktheheshin në Shqipëri, duke marrë me vete edhe ato kursime që mund të kishin krijuar përgjatë viteve që punuan në shtetin fqinj.
Në total, nga Banka e Shqipërisë është theksuar në vijim se remitancat në përgjithësi kanë pësuar rënie, e lidhur kjo me vështirësinë në të cilën ndodhen Greqia dhe Italia, dy vendet ku punonin dhe jetonin pjesa më e madhe e emigrantëve.
Vetëm pak ditë më parë, “The Economist” shkroi lidhur me këtë situatë, duke vënë theksin në braktisjen që po i bëjnë emigrantët Greqisë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












