Lajme
KQZ-ja përcakton afatet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Podujevë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhje për përgatitjet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë.
Sami Hamiti, anëtar në KQZ, ka thënë se bazuar në projektbuxhet ka mjete të mjaftueshme për organizimin e zgjedhjeve.
“Kemi analizuar planin e buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë. Dua të potencoj se nga ana e sekretariatit ka pasur stoqe nga zgjedhjet e kaluara që do të ulnin shpenzimet. Si projektbuxhet ka mjete, edhe nëse mund të ketë balotazh. Propozojmë që projektbuxheti të shkojë sa më shpejt në qeveri”, ka thënë ai.
Ndërkaq Arianit Elshani anëtar në KQZ ka bërë thirrje që sa më shpejt të aprovohet buxheti nga Qeveria e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve, raporton KTV.
“Është imediate nevoja për me e aprovu këtë buxhet sepse do të lehtësonte punën. Një pikë që duhet të shqyrtohet është shtesat për zyrtarët që punojnë me orar të zgjatur. Jam kundër që të ketë shtesa për përfaqësuesit e partive, sepse nuk janë të nevojshme”, ka thënë ai.
Ndërkaq Sami Kurteshi ka thënë se shtesat për përfaqësuesit politik nuk janë të domosdoshme sepse marrin edhe pagë.
Me 7 vota për 1 votë kundër dhe 1 abstenim është aprovuar plani i buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.
Në këtë mbledhje janë përcaktuar afatet për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.
Sipas KQZ-së aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më 8 shkurt dhe më 17 shkurt 2020.
-Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të mbahet më 2 mars 2020.
-Periudha e aplikimit për t’u regjistruar votues jashtë Kosovës fillon më 16 shkurt dhe përfundon më 23 shkurt 2020 ndërkaq periudha e votimit përmes postës fillon më 3 mars dhe përfundon më 13 mars 2020.
-Periudha e aplikimit për t’u regjistruar votues me nevoja të veçanta fillon më 26 shkurt dhe përfundon më 1 mars 2020.
-Fushata Zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët fillon më 3 mars dhe përfundon më 13 mars 2020.
-Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve fillon më 14 shkurt dhe përfundon më 10 mars 2020.
-Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe mediave fillon më 14 shkurt dhe përfundon më 12 mars 2020.
-Periudha për formimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve fillon më 8 shkurt dhe përfundon më 14 shkurt 2020
-Periudha për formimin e Këshillave të Vendvotimit fillon më 25 shkurt dhe përfundon më 6 mars 2020, përcjell Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














