Lajme
KQZ dyshon në manipulimin e votave me postë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk është në dijeni se çka po ndodhë në komunat e veriut të Kosovës, ndërsa janë krijuar dyshimet se votimi me postë është i manipuluar
Përfshirja e Misionit të OSBE-së, si institucion lehtësues, në zgjedhjet e sivjetme lokale ka krijuar tensione dhe paqartësi brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Prishtinë. KQZ nuk është në dijeni se çka po ndodhë në komunat e veriut të Kosovës, ndërsa ka rritë dyshimet se votimi me postë është i manipuluar.
Në mbledhjen e rregullt të KQZ-së, kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka ka thënë se OSBE nuk e ka informuar KQZ-në për punët e deritanishme dhe votimin me postë.
Për këtë mungesë informimi, Daka tha se do të njoftojë veç ambasadorët të OSBE-së në Kosovë edhe Bruksel.
“Ne nuk kemi informata çka po lehtësohet, çka është duke ndodhur. Ne OSBE-në e kemi si një lloj të ndërmjetësuesit mes nesh dhe pjesës së veriut. Ne nuk kemi me shkrim deri më tash asgjë dhe kurrë, kurrë nuk kemi pasur”, tha Daka, citon REL.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i OSBE-së Nikolla Gaon tha se OSBE ka komunikim të rregullt me të gjithë faktorët të cilët ndihmojnë këtë proces.
“Ne kemi komunikim të rregullt me të gjithë faktorët të cilat janë të përfshirë në këto zgjedhje. OSBE-ja ka qenë prezent dhe ka ndarë informata në të gjitha takimet e grupeve punuese në Bruksel dhe kemi edhe shkëmbim të informatave edhe me KQZ-në këtu”, tha Gaon.
Anëtaret e KQZ-së, përfaqësues të partive politike me këtë rast deklaruan se OSBE-ja, është treguar e papërgjegjshme sa i takon bashkëpunimit me KQZ-në.
Ilir Gashi, anëtar i këtij mekanizmi zgjedhor nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se është momenti i fundit që OSBE-ja të informojë KQZ-në për rrjedhat e procesin zgjedhor në veri.
“Do të ishte mirë që të kemi një raport, detaj për gjithë procesin që po zhvillohet në atë pjesë. Dhe mendoj që nesër do të ishte koha e fundit kur ata do të duhej të bëjnë një raport dhe të vinë para nesh dhe të raportojnë”, tha Gashi.
Kurse, Florian Dushi anëtar i KQZ-së, nga LDK-ja, u shpreh se komisioni duhet të marrë masa dhe të vëzhgojë mënyrën se si do të barten votat me postë, pasi që sipas tij, ekzistojnë dyshime të bazuara se bëhet fjalë për manipulim të atyre votave.
“Kjo sjellje e KQZ-së është e papranueshme”, tha ai
Kritika në drejtim të OSBE-së ka hedhur edhe përfaqësuesi i Vetëvendosjes Adnan Rrustemi. Ai tha se votat me post tash me janë manipuluar.
“Tash më kanë filluar edhe t’i manipulojnë edhe fletëvotimet, sepse unë jam i bindur se këto fletëvotime nuk janë duke u plotësuar jashtë Kosovës, por janë duke u plotësuar dhe mbushur brenda Kosovës”, deklaroi Rrustemi.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 3 nëntor. Përveç KQZ-së që është e determinuar t’i organizojë dhe certifikojë zgjedhjet, këtë vit me kërkesë të BE-së është përfshirë edhe OSBE, si institucion lehtësues për t’i koordinuar serbët e veriut, por edhe ata jashtë Kosovës që të votojnë nëpërmjet postës.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri










