Lajme
Kosovë:Bie numri i investitorëve të huaj
Vitin e kaluar investimet kanë rënë në 265 milionë euro
Kriza ekonomike në eurozonë do të ndikojë në rënien e investimeve të huaja të drejtpërdrejta në Kosovë, thonë njohës të çështjeve ekonomike në Prishtinë.
Sipas tyre, çdo herë në kriza të tilla ekonomike globale, investitorët e huaj hezitojnë të investojnë jashtë vendit të tyre. Analisti i çështjeve ekonomike, Alban Zogaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se krizat financiare evropiane dhe botërore do të ndikojnë padyshim edhe në ekonominë e Kosovës. “Efektet e para i kemi parë në zvogëlimin e nivelit të investimeve të jashtme direkte”, thotë ai. Sipas statistikave zyrtare, në vitin 2007 investimet e huaja të drejtpërdrejta në vend kanë qenë 421 milionë euro. Më 2008, vit ky kur është shpallur pavarësia, investimet kanë qenë 355 milionë euro; në 2009-ën 310 milionë euro; ndërsa vitin e kaluar ato kanë rënë në 265 milionë euro. Arian Zeka, nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, thotë se investimet e huaja të drejtpërdrejta në Kosovë nga vendet e eurozonës, të cilat janë në krizë ekonomike, do të mungojnë. “Kriza që i ka kapluar disa shtete brenda Bashkimit Evropian, do të ndikojë në sjelljen e investimeve të huaja direkte në Kosovë”, thekson Zeka. “Një stagnim i tillë pritet të ndodhë edhe në këtë vitit dhe vitin e ardhshëm, kur pritet që kriza ekonomike globale të thellohet edhe më tej”.Ndryshe, investimet ndërkombëtare në Kosovë ishin konsideruar si mjet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












