Lajme
Kosovë, qytetarët dyshojnë në produktet që i hanë
Nëpër të gjitha marketet e Kosovës përç do qytetarët hasin në produkte ushqimore që u ka tejkaluar afati, ndërsa inspektorët e tregut janë shumë të ngathët të kryejnë punën si duhet
Autoritetet kosovare ka disa ditë që kanë heqë nga tregu shitjen e kaçikëve me shumicë, duke konstatuar se ky lloj mishi që vjen përtej Atlantikut, nuk është i sigurt për qytetarët. Por, nuk është vetëm ky produkt që konsumohet më mëdyshje, kosovarët kanë vazhdimisht dyshime për secilin produktet që e konsumojnë.
Qytetarët shpeshherë hasin në produkte me cilësi të dyshimtë dhe me skadim të afatit të përdorimit. Ata thonë se lajmërojnë organet e rendit, të cilat premtojnë se do të marri masa, por duket se trendi i shitjes së produkteve të dyshimta vazhdon.
Përfaqësues të Organizatës Joqeveritare për mbrojtjen konsumatorit, kritikojnë autoritetet se marrja e vendimeve për largimin e mallrave të pasigurta nga tregu i Kosovës, në të shumtën e rasateve po bëhet me shumë vonesë.
Drejtori i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, thotë se shitja e produkteve me afat të skaduar në tregun e Kosovës, është shndërruar në një fenomen shqetësues, që rrezikon direkt shëndetin e qytetarëve.
“Nëse e kemi parasysh që ligjet në Kosovë zbatohen vetëm 40 për qind, atëherë e kemi lehtë të konstatojmë se të drejtat e konsumatorëve respektohet vetëm 40 për qind, dhe nisur nga kjo, nuk mund të themi se jemi të kënaqur. Por, gjithsesi se jemi më mirë sesa që kemi qenë”, thotë Kaçaniku për REL.
Kosova, që nga viti 2004 ka Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit. Ky ligj përcakton, rregullon dhe mbron të drejtat themelore të konsumatorëve gjatë blerjes së mallrave. Ligji siguron mbrojtjen e shëndetit, mjedisit, dhe interesave ekonomike të konsumatorit.
Përveç Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit në Kosovë ekziston edhe programi i hartuar nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen e konsumatorit 2010-2015.
Zëdhënësi i Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës, Lamir Thaçi, thekson se në Kosovë kontrolli i produkteve ka procedura të njëjta sikurse edhe në vendet e zhvilluara. Sipas tij, dyshime mund të ketë, por që kontrollet bëhen sipas standardeve evropiane.
“Qytetarët e Kosovës duhet të ndihen të sigurt pasi që autoriteti ynë është duke bërë gjithçka që të mos lejojë asnjë produkti të dyshimtë që të vijë në kontakt me konsumatorin. Në të njëjtën kohë, ne kemi ngritur kapacitetet tona edhe profesionale edhe trajnuese, kemi investuar shumë edhe në nxjerrjen e legjislacionit që janë në harmoni të plotë me rregulloret e Bashkimit Evropian”, bën të ditur Thaçi.
AVUK brenda një viti, tregon Thaçi, asgjëson mbi 1 mijë kilogramë produkte të dyshimta.
Ndryshe, nëpër të gjitha marketet e Kosovës përç do dit hasë në produkte ushqimore që i ka tejkaluar afati i qëndrueshmërisë, ndërsa inspektorët e tregut janë shumë të ngathët të kryejnë punën si duhet. Është vërtetuar se shumë prej inspektorëve kanë të afërmit e tyre të punësuar nëpër ndërmarrje, prandaj shumë herë i mbyllin sytë para parregullsive.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











