Lajme
Kosovë-Kroaci, marrëveshje për verërat
Ivana Petriq, nga Instituti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë në Kroaci, ka thënë se kjo marrëveshje do të ju ndihmojë të dyja shteteve për një sistem më të mirë të verëtarisë
Autoritetet e Kosovës dhe ato të Kroacisë kanë nënshkruar sot në Rahovec një marrëveshje bashkëpunimi për sistemin e kontrollit të kualitetit të verës. Marrëveshja është nënshkruar nga përfaqësuesit e Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë së Kosovës dhe ata të Institutit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë së Kroacisë.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, siç u tha, po krijohen mundësitë edhe për ndërlidhjen e sistemeve ekzistuese dhe krijimin e një platforme të përbashkët për kontrollin e produkteve bujqësore, sigurinë e konsumatorëve dhe sistemin e subvencionimit.
Drejtori i Departamentit të Verëtarisë dhe Veterinarisë së Kosovës, Bekim Hoxha tha se me këtë marrëveshje parashihet edhe shtimi i mundësisë së bashkëpunimit si dhe përgatitja e programeve të përbashkëta për fondet dhe projektet nga Bashkimi Evropian.
E po ashtu marrëveshja, sipas tij, parasheh edhe këmbimin e ekspertëve dhe shkëmbimin e përvojave në krijimin e praktikave më të mira në lidhje me menaxhimin dhe mirëmbajtjen e kadastrit të vreshtave dhe kontrollit të kualitetit të verës.
“Ministria e Bujqësisë, këtë vit për herë të parë sivjet e ka lansuar Sistemin për Menaxhimin e Cilësisë dhe Kontrollit të verës, në të cilin vreshtarët dhe kompanitë prodhuese të verës dhe prodhimeve tjera nga rrushi e vera janë të obliguar të bëjnë deklarimin përfundimtar të rendimentit të rrushit të vjelur”, deklaroi Hoxha.
Në këtë drejtim eksperienca dhe përvoja e Kroacisë, sipas tij, është e domosdoshme për Kosovën.
Ndërsa, Ivana Petriq, nga Instituti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë në Kroaci, ka thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të ju ndihmojë të dyja shteteve shkëmbimin e përvojave në sistemin e vreshtarisë dhe verëtarisë.
Ky deklarim i vjeljes së rrushit bëhet në Departamentin për Vreshtari dhe Verëtari në Rahovec, nga 7 shtatori i këtij viti, deri më 10 dhjetor po të këtij viti.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












