Lajme
Kosovarët heshtin për 1 maj
Dita Ndërkombëtare e Punës, Kosovën e gjen me shkallë të lartë të papunësisë
Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, papunësia arrin në 38 për qind, derisa përfaqësues të punëtorëve dhe organizatat joqeveritare, thonë se kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë, dhe atë mbi 60 për qind.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, papunësia e lartë ka bërë që 34 për qind e popullsisë në Kosovë të jenë të varfër dhe të jetojnë me 1.5 euro në ditë, kurse 12 për qind në varfëri të skajshme me vetëm 1 euro në ditë.
Ndërkaq, Kosova, sipas hulumtimeve të bëra, ka rezultatin më të dobët të punësimit në Evropë.
Pjesa më e madhe e të papunëve në Kosovë janë të rinj dhe me nivel të arsimit të mesëm.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Ditën Ndërkombëtare të Punës ka vendosur ta shënojë në heshtje.
Zyrtarët e këtij mekanizimi që mbron të drejtat e punëtorëve, thonë se nuk po protestojnë, pasi që, siç thonë ata, të gjitha pakënaqësitë e tyre po arrijnë t’i zgjidhin edhe përmes dialogut.
Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, thotë se protesta është arma e fundit që përdorin për të shprehur pakënaqësitë ë tyre.
Ai thekson se kur kanë organizuar protesta për të shprehur pakënaqësitë e tyre rreth papunësisë apo çështje të tjera që kanë të bëjnë më punëtorët, numri i protestuesve ka qenë shumë i vogël.
Përmes dialogut me Qeverinë e Kosovës, Haxhi Arifi thotë se brenda dy vjetëve kanë arritur t’i realizojnë shumë kërkesa të tyre, siç është miratimi i Ligjit të Punës, ngritjen e pagave, funksionalizimin e këshillit ekonomik social dhe disa kërkesa tjera.
Megjithatë, Arifi nuk përjashton mundësinë e organizimit të protestave në të ardhmen.
Ai thotë se janë duke i bërë përgatitjet që brenda dy muajve të ardhshme të mbahet një protestë me kërkesën për rritje e vendeve të lira të punës.
Ndryshe, në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, mbi 25 mijë të papunë brenda një viti hyjnë në tregun e punës, ndërkaq mbi 250 mijë të papunë janë të regjistruar në zyrat e punësimit në mbarë Kosovën.
Për të ulur këtë numër të të papunëve, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka punuar në trajnimin e këtyre të papunëve, dhe përmes projekteve të ndryshme me organizatat ndërkombëtare, janë mundur që të bëjnë punësimin e tyre.
Një problem tjetër me të cilin ballafaqohet punëtoria kosovare është edhe mosrespektimi i të drejtave të punëtorëve.
Kosova, vetëm që nga janari i viti 2011 ka Ligjin e Punës.
Ky ligji, sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka ndihmuar që të drejtat e punëtorëve të respektohen më shumë.
Gaxhiqi thotë se 1 maji, Dita Ndërkombëtare e Punës, e gjen Kosovën në një situatë shumë më të mirë se sa që ishte vite më parë.
Ndryshe, ekspertët e ekonomisë vazhdimisht kanë theksuar se papunësia në Kosovë, për vite të tëra nuk ka shënuar ulje, si pasojë e zhvillimit të ulët ekonomik.
Kryesisht, në mbare botën, 1 maji, Dita Ndërkombëtare e Punës, shënohet me protesta. /albinfo.ch&ReL/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026











