Lajme
Kosovarët ende të interesuar për migrim
Përpjekjet e qytetarëve kosovarë për të lëshuar vendin janë të kota, pasi vendet e Evropës nuk pranojnë më azilkërkues nga Kosova
Pavarësisht deklarimeve të zyrtarëve qeveritarë se në Kosovë janë përmirësuar kushtet socio-ekonomike, se është krijuar një perspektivë më e mirë për të rinjtë, se Kosova ka nënshkruar disa marrëveshje me shtete të ndryshme të BE-së për riatdhesimin e qytetarëve kosovarë që jetojnë jashtë vendit, nuk është zbehur ende dëshira për të emigruar.
Njëra prej tyre është Vlora Kelmendi, rreth të 30-tave. Vlora aktualisht punon në një dyqan privat, por është e gatshme ta ndërpresë punën dhe të emigrojë në ndonjërin nga vendet e BE-së.
“Për një periudhë të caktuar do ta lija Kosovën, pasi në vendin tonë zakonisht flitet për hapjen e vendeve të punës, por në fakt nuk ndodh asgjë. Do të shkoja te të afërmit në Gjermani, nëse paraprakisht do të siguroja ndonjë vend pune”, ka theksuar ajo për Radio Evropa e Lirë.
Mungesa e perspektivës është arsyeja kryesore për të braktisur Kosovën, thotë edhe Liridon Musliu nga Prishtina.
Liridoni është 24 vjeç dhe i papunë. Ai tregon se me shumë dëshirë do të largohej nga Kosova vetëm për të gjetur një vend pune.
Udhëheqësit e Ministrisë së Diasporës pranojnë se shumë të rinj kosovarë vizitojnë këtë institucion për t’u interesuar për mundësitë e emigrimit në shtete të ndryshme të BE-së.
Ministri Ibrahim Makolli e cilëson shqetësuese dukurinë e emigrimit.
“Ka pasur dhe në vazhdimësi ka të interesuar për mundësinë e lëvizjes në vendet tjera. Në përgjithësi, opinioni kosovar e ka të qartë një pamundësi të tillë, por, megjithatë, njerëzit janë të interesuar, shprehin interesime të ndryshme se a ekzistojnë forma apo mënyra që të shkojnë në vende të tjera. Natyrisht se kjo është shqetësuese”, ka deklaruar Makolli.
Makolli, ka thënë se përpjekjet e qytetarëve kosovarë për të lëshuar vendin janë të kota, pasi “vendet e Evropës nuk pranojnë më azilkërkues nga Kosova”.
BE-ja ka paralajmëruar se në fund të vitit do të nisë dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën.
Ministri Makolli rikujton se një nga parakushtet për marrjen e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave nga BE-ja është parandalimi i emigrimit.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










