Lajme
Kosova, shteti që dekurajon lindjet
Nga viti 1988 deri më tani numri i lindjeve në Kosovë ka rënë për 29 mijë lindje. Në vitin 1989 në Kosovë u regjistruan 56 mijë lindje, ndërsa në vitin 2014, 27 mijë
Në mungesë të politikave sociale që stimulojnë lindjet, në dy dekadat e fundit në Kosovë, ka një rënie të dukshme të natalitetit. Edhe pse numri i lindjeve ende vazhdon të jetë më i madh se sa i vdekjeve, megjithatë krahasuar me vitet ’90, numri i lindjeve ka rënë për 50 për qind ose dhe më shumë.
Vitin e kaluar në Kosovë janë regjistruar rreth 27 mijë lindje, aq sa kishte në vitin 1947, kur në Kosovë kishte dukshëm më pak popullsi, që nuk kalonte 1 milionëshin.
Qeveritë e Kosovës, të ardhura në pushtet pas luftës, nuk kanë hartuar politika për shtimin e natalitetit, por as për mbrojtjen nga rënia e numrit të lindjeve në vit, raporton “Zëri”.
Madje thuhet se janë pikërisht qeveritarët ata që po dekurajojnë lindjet, duke iu rekomanduar familjeve me të ardhura 300 euro që mos të bëjnë nga 2-3 fëmijë.
Profesori i Demografisë në Universitetin e Prishtinës (UP) Tefik Basha, ka thënë se rënia e natalitetit është evidente në Kosovë.
“Vitin e fundit kemi rënë në 27 mijë lindje në vit e që është 100 për qind më pak se në vitin 1988-89, kur kishte arritur në afër 56.000 lindje në vit”, thotë ai.
Megjithëkëtë, ai thotë se Kosova është i vetmi vend në Ballkan që ka më shumë lindje sesa vdekje. Mirëpo, Basha paralajmëron rrezik për numrin e popullsisë së Kosovës në të ardhmen, duke iu referuar sidomos largimit të popullatës nga vendi.
“Është larguar popullata riprodhuese prej 15-49 vjet, e cila ka ndikim në shtimin e numrit
të popullsisë. Emigrimi po ndikon në debalancin e strukturës së popullsisë sipas moshës dhe gjinisë. Kemi ë. Kemi më pak meshkuj tani”, thotë Basha.
Ndryshe, institucionet e Kosovës janë të vetmet në rajon që nuk japin ndihma sociale për nënat që lindin fëmijë. Derisa në Serbi për lindjen e parë, ndihmat e shtetit për prinin sillen mbi 500 euro, për lindjen e tretë ose të katërt ndihmat sociale shkojnë mbi 2000 euro.
Ndërkaq në Kosovë ishte ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci që kërko planifikim familjar. Madje ai e konsideron të pakuptimtë që një familje me 300 euro të ardhura mujore t’i ketë tre fëmijë. Ai këtë e sheh më shumë si barrë për shtetin, i cili duhet t’u krijoj mirëqenie sociale.
E-Diaspora
-
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare Politikani i Gjelbër me origjinë turke, i martuar me një juriste shqiptare, shkruan histori në një... -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













