Lajme
Kosova partner i rëndësishëm ekonomik për Maqedoninë
Maqedonia në këmbimin tregtar me Kosovën në mënyrë të vazhdueshme shënon suficit
Kosova është partner shumë i rëndësishëm për Maqedoninë dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për ta ruajtur“, deklaroi kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski para takimit të sotëm me kolegun e tij kosovar, Safet Gërxhaliu, njofton Alsat M.
Në takimin që mbahet me iniciativë të Odës Ekonimike të Kosovës, marrin pjesë kompanitë më të mëdha nga Maqedonia, eksportuese në Kosovë.
Gjatë bisedimeve do të paraqiten kërkesat e afaristëve, të funksionojë Komiteti i përzier ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, të ndërtohet autostrada Prishtinë – Shkup, të modernizohet vendkalimi kufitar Jazhincë, si dhe të ndërtohen vendkalime të reja me qëllim të intensifikimit të këmbimit.
Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, kompanitë nga Maqedonia duhet ta shfrytëzojnë situatën aktuale në Kosovë për realizimin e përfitimit më të madh, por edhe për etablimin e tyre afatgjatë në tregun kosovar, posaçërisht pasi që është vendosur ndalesa për import të mallrave nga Serbia dhe tatimi doganor prej 10 përqindëve gjatë importit të mallrave nga BeH-ja.
“Jemi këtu për t’i detektuar dhe konstatuar pengesat e mundshme për bashkëpunim ekonomik dhe të japim propozime për tejkalimin e tyre. Kosova pothuajse 90 për qind nga nevojat e tregut i importon, që është mundësi e shkëlqyeshme për partnerët tanë afarist nga Maqedonia”, theksoi Gërxhaliu.
Maqedonia në këmbimin tregtar me Kosovën në mënyrë të vazhdueshme shënon suficit.
Vjet llogaritet suficiti prej 415,7 milionë dollarësh, ndërsa në gjashtë muajt e parë të këtij viti 225 milionë. Në gjysmën e parë të vitit 2011 këmbimi tregtar me Kosovën paraqet 262 milionë dollarë, që është 30,6 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Eksporti prej 243 milionë dollarëve shënon 27,3 për qind rritje, ndërsa importi prej 18 milionë dollarëve 90 për qind rritje.
Lëvizja në këmbimin e jashtëm tregtar gjatë dy muajve të kaluar tregon për eksport dukshëm të rritur tek prodhimet e caktuara, perimet, birra, përpunimet e mishit, orizi, ushqimi për kafshët, përpunimet nga gruri dhe materialet ndërtimore.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











