Lajme
Kosova ofron mundësi dhe përkrahje për investitorët
Kryeministri i Kosovës, ka thënë në Forumin Ekonomik, të Vjenës se Kosova ka nevojë për investime në të gjithë sektorët ekonomik
Kreu i qeverisë kosovare, Hashim Thaçi tha se vendi i tij ofron mundësi dhe përkrahje institucionale për investitorët e huaj
“Kryeministri ka ftuar investitorët e huaj në Vjenë të Austrisë që të vijnë dhe të binden me mundësitë për investime në vend. Ai u ka thënë atyre se shteti do t’i përkrahë dhe u lehtësoëj punën atyre të cilët investojnë kapitalin tyre në Kosovë”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
“Për t’u bindur për mundësitë e investimit në Kosovë, si dhe për arsyet pse duhet të investohet në Kosovë ju ftoj që të vizitoni Kosovën, të takoheni me institucionet përkatëse, me shoqatat afariste, si dhe me biznese kosovare, ku do të informoheni në detaje për mundësitë investive”, ka deklaruar kryeministri Thaçi, në fjalimin e mbajtur në panelin e Forumit Ekonomik të Vjenës “Vienna Economic Talks-Meet Kosovo in Vienna”.
Thaçi ka thënë se Qeveria është e vetëdijshme për rëndësinë që investimet e huaja kanë për stimulimin e zhvillimit të sektorit privat. Sipas tij, në kuadër të prioriteteve strategjike ka identifikuar zhvillimin e sektorit privat si gjenerator të aktiviteteve afariste, ndërsa investimet e huaja konsiderohen si kontribuues i rëndësishëm në këtë aspekt.
Kryeministri gjatë fjalimit në Vjenë ka thënë se në tri vitet e kaluara, Qeveria e Republikës së Kosovës ka arritur që të ketë zhvillim makroekonomik stabil, me një rritje ekonomike rreth 5 për qind.
Përkundër se Kosova nuk ka ndryshuar në renditjen në raportet e Bankës Botërore, me vitit të kaluar ai ka thënëse Kosova ka bërë progres në përmirësimin e ambientit biznesor.
“Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore për të Bërit Biznes, Republika e Kosovës ka shënuar përmirësim në vlerësimin e përgjithshëm, përkundër periudhës shumë të shkurtër kohore”, është shprehur kryeministri.
Në raportin e Bankës Botërore “Të bërit biznes 2012” të publikuar pak ditë më parë, Kosova është renditur e 117 sikurse vjet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












