Lajme
Kosova nuk shfrytëzon burimet e energjisë alternative
Kosova ka potencial nga burimet alternative të energjisë dhe jo vetëm përmes linjitit, por kësaj fushe deri më tash nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi institucionet e vendit.
Në konferencën “Diskutimin publik mbi alternativat energjetike në Kosovë – burimet alternative të energjisë”, nuk është arritur të sigurohet ndonjë shifër se sa megavat mund të prodhoj Kosova energji nga burime alternative.
Por, profesori i analizës energjetike në Universitetin e Kalifornisë në Barklew, Daniel Kanmen, ka thënë se është bërë vlerësimi fillestar që përkrahë punën që është bërë brenda Bankës Botërore dhe janë kryer edhe vizitat e para të disa nga termocentralet këtu në Obiliq.
Kenman edhe pse ka qenë i impresionuar me kapacitet energjetike që posedon Kosova, nuk ka dhënë ndonjë shifër se sa mund të prodhoj Kosova nga burimet alternative të energjisë.
Banka Botërore ka marrë udhëheqjen e shumë skenarëve të cilët do të jenë të dobishëm për vlerësimin e përzgjedhjeve të ndryshme energjetike dhe janë bërë analizat e ngjashme në shtetet e ndryshme.
Nga ana tjetër, Nezir Sinani nga KIPRED-i, ka thënë se të dhënat nga burimi i energjisë së erës nuk gjenden, por për këtë Banka Botërore ka ndarë një fond për këtë çështje.
Ndërkaq ish- ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula, ka theksuar se Kosova është duke lëvizur si pjesë e integrimeve evropiane dhe si të tillë është duke i zbatuar politikat dhe strategjitë për nxitjen e efiçencës së energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme.
Sipas saj, mekanizmat për efiçencën e energjisë janë poçet efeçientë, izolimet e ndryshme dhe menaxhimi i dritës, me të cilin proces do të kursehej në masë të madhe energjia. Por ish- ministrja mendon që në këtë drejtim është punuar pak.
Në Kosovë burimet e energjisë alternative shfrytëzohen shumë pak, edhe projekti i Hidrocentralit të Zhurit, që është një projekt mjaft i madh, nuk është duke përfunduar. Ndërsa burimi i energjisë nga era është fare pak i përdorur në Kosovë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













