Kosova
Kosova me mungesa të shumta — ja formacioni i mundshëm ndaj Islandës
Kombëtarja e Kosovës është gati për ndeshjen vendimtare kundër Islandës në kuadër të play-off-it të Ligës së Kombeve. Ky duel zhvillohet në Murcia të Spanjës, ku “Dardanët” do të kërkojnë të sigurojnë kalimin në Ligën B për edicionin e ardhshëm.
Pas fitores 2-1 në Prishtinë, Kosova ka një avantazh të lehtë, dhe çdo rezultat pozitiv në këtë sfidë të kthimit do t’i kualifikonte në kategorinë më të lartë.
Megjithatë, sfida kundër Islandës nuk do të jetë e lehtë, pasi përzgjedhësi Primož Gliha përballet me mungesa të mëdha, transmeton albinfo.ch.
Edon Zhegrova, një nga yjet e ekipit, mbetet jashtë për shkak të lëndimit. Përveç tij, mungojnë edhe portieri Aro Muriç dhe mesfushori Donat Rrudhani, të dy të dëmtuar. Po ashtu, Valon Berisha nuk do të jetë i gatshëm për këtë takim, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve.
Në portë pritet të startojë Amir Saipi, ndërsa mbrojtja pritet të mbetet e pandryshuar me katërshen Vojvoda, Rrahmani, Dellova dhe Paqarada. Në mesfushë pritet të luajnë Vesel Demaku dhe Elvis Rexhbeçaj në rolet mbrojtëse, me Florent Muslijën si organizator.
Në sulm, balotazhi i vetëm mbetet mes Ermal Krasniqit dhe Emir Sahitit për një vend titullari, përkrah dyshes së konsoliduar Milot Rashica dhe Vedat Muriqi.
Formacioni i mundshëm i Kosovës:
Saipi; Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Paqarada; Demaku, Rexhbeçaj; Muslija; Er. Krasniqi (ose Sahiti), Rashica, Muriqi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës Në kuadër të manifestimit “Tetova n’festë”, u organizua paneli “Diaspora dhe Tetova: Mes demografisë, kulturës dhe... -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Grupi italian “Cosimo and the Hot Coals” elektrizon Prishtinën me një koncert të veçantë -
Vali Ibrahimi diplomon në Eötvös Loránd University, një nga universitetet më prestigjioze të Hungarisë -
Britani
Shkoi e vetme në Britani në moshën 16-vjeçare, shqiptarja realizon ëndrrën e madhe
Jeta në Austri
-
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova Rita Ora “ndez” Vjenën dhe prek zemrat me mesazhin për Kosovën... -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës -
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve













