Lajme
Mynih: Kapen dy të dyshuar për plagosjen e rëndë të kosovarit
Përmes hetimeve intensive dy individë janë identifikuar si të dyshuar. Këta janë një 24-vjeçar dhe një 25-vjeçar, të dy shtetas turq
Edhe pse i plagosur rëndë nga një armë zjarri, kosovari 33 vjeçar kishte kontaktuar policinë, e cila nisi një operacion të madh. Kërkimi për dy të dyshuarit tani është treguar i suksesshëm, transmeton albinfo.ch.
Pas tentativës së vrasjes në të cilën një 33-vjeçar kosovar u qëllua dhe u plagos rëndë në Schleißheimer Strasse, policia ka njoftuar një përparim në hetimin e saj.
Shërbimet e urgjencës e transportuan burrin në spital me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në bark. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente po atë natë.
Përmes hetimeve intensive nga Komisariati 11, dy individë janë identifikuar si të dyshuar. Këta janë një 24-vjeçar dhe një 25-vjeçar, të dy shtetas turq, shkruan abendzeitung-muenchen.de.
Me kërkesë të Zyrës së Prokurorit Publik të Mynihut I, Gjykata e Qarkut të Mynihut lëshoi urdhër-arreste për ta.
Të mërkurën herët në mëngjes, më 9 shtator, një njësi speciale bastisi një apartament në Mynih, duke kapur dhe arrestuar të dy të dyshuarit. Pasi u paraqitën para gjyqtarit hetues, të dy burrat tani janë vendosurnë paraburgim, përcjell albinfo.ch. Sipas policisë, ka indikacione për një vepër penale të lidhur me drogën.
Të dy të dyshuarit janë të njohur për policinë. Të dyshuarit dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin.
Gjendja e 33-vjeçarit është e qëndrueshme. Jeta e tij nuk është në rrezik, tha një zëdhënës i policisë të mërkurën.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”











