Lajme
Kosova i ka nën kontroll të gjithë ekstremistët
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni tha se Kosova është ndoshta i vetmi vend që ka identifikuar secilin person që kanë luftuar në Siri, është vrarë apo është kthyer
Institucionet e Kosovës kanë informacione të sakta se sa kosovarë i janë bashkuar grupeve ekstremiste dhe terroriste në Shtetin Islamik (ISIS) në Siri e Irak, dhe sa prej tyre janë kthyer në Kosovë. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni në një fjalim që ka mbajtur në konferencën “Gërmia Hill”.
Ai tha se institucionet vendore i kanë nën kontroll të gjithë ata persona që kanë lidhje me xhihadin, derisa e konsideroi mjaft shqetësues numrin e kosovarëve në ISIS. Hyseni tha se numri i atyre që kanë shkuar apo janë kthyer, është shqetësuese kur merret parasysh pjesëmarrja për kokë banori.
“Është fakt që Kosova për kokë banori ka gjeneruar një numër të madh të pjesëtarëve për luftërat e huaja, mbi të gjitha, ata që janë përpjekur t’i bashkëngjiten grupeve të ISIS-it. Ne si shtet ia kemi dalë të kemi nën kontroll çështjen e përfshirjes dhe pretendimet e atyre që të lidhen me luftëra jashtë Kosovës. Ne jemi ndoshta të vetmit në mesin e disa vendeve, që ka identifikuar secilin prej atyre, që kanë luftuar në Siri, ata që janë vrarë apo që janë rikthyer në Kosovë”, deklaroi ai.
Kosova, sipas ministrit Hyseni, ka një pasqyrë të qartë të situatës. “Por ne duhet të bëjmë dhe më shumë në këtë drejtim dhe të parandalojmë, apo pengojmë radikalizmin e mëtejshëm të shoqërisë sonë”, deklaroi ai.
Hyseni në një deklaratë më herët ka thënë se që nga fillimi i konfliktit në Siri, kanë shkuar rreth 300 kosovarë. Ndërsa kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa tha dje se numri i kosovarëve që po luftojnë në Siri dhe Irak ka rënë në më pak se 70. por, sipas Policisë, rreth 120 janë kthyer, kurse me shumë se 40 janë vraraë.
Në këtë konferencë, foli edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Laszlo Szabo, i cili tha se Kosova është duke u shndërruar në një shtet të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor.
“Qartazi ju jeni dhe duhet te mbeteni një lojtar i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor për të ofruar stabilitet në fqinjësi. E dini se, sikur shumë vende tjera në Evropë, ju duhet të merreni më çështjet e pakicave dhe çështjet e kulturës. Kjo është tipike. Ballkani nuk është i përjashtuar nga këto lloj sfidash”, deklaroi ai.
Ndërkohë, ministri i punëve të jashtme të Turqisë, Naci Koru, ka thënë se njohja nga perëndimi i Krimesë mund të jetë një prapaskenë e diplomateve për njohjen e Kosovës nga Rusia.
“Shtetësia i ka disa kritere dhe njëri nder to është njohja nga shtetet e jashtme, ndoshta është kriteri numër 15-të në listën e kritereve dhe i pari është ndërkombëtarizimi dhe kishit të drejtë kur thatë se njohja nga perëndimi i Krimesë mund të jetë një prapaskenë e diplomateve për njohjen e Kosovës nga Rusia”, ka deklaruar Koru
E Alexander Nikitin, profesor në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Moskë, tha se Moska, ka ndërruar qëndrime në konflikte të ndryshme.“Ne kemi mbështetur edhe ndarjen e Kosovës nga Beogradi, por mënyra se si ne e shohim nga Moska, është se perëndimi ka kundërshtuar Kievin dhe ka mbështetur ata që kanë dëshiruar të ndërtojnë një shtet të ri dhe këtu në Kosovë. Ideja për mbështetjen e një shtetit të ri të Kosovës, është shumë e rëndësishme”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












