Lajme
Kosova i bashkohet Deklaratës “ Për mbijetesën e fëmijëve…”
Deklarata ripërsërit zotimin e shteteve për të ndalur vdekjet e fëmijëve nga shkaqet që mund të parandalohen
Uashington. Ministri kosovar i Shëndetësisë, Ferid Agani nënshkroi në Uashington, Deklaratën: “Zotimi për mbijetesë të fëmijëve- Premtim i ripërtërirë” . Me këtë rast, Republika e Kosovës i bashkohet tetëdhjetë shteteve të botës, të cilët gjithashtu nëpërmjet ministrave të tyre, janë zotuar për të mbrojtur fëmijët dhe gratë nga vdekjet që mund të parandalohen .
“Ministrat e mbi 80 shteteve u zotuan se përmes veprimeve në nivel kombëtar dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, do të veprojnë për të përshpejtuar progresin e arritur për mbijetesën e foshnjave, fëmijëve dhe grave dhe për t`i ofruar të gjithë fëmijëve fillimin më të mire të mundshëm të jetës”, thuhet në deklaratë.
Ministri Agani ie ka nënshkruar deklaratën gjatë vizitës që zhvilloi në SHBA, ku mori pjesë më pjesë në Forumin: “Mbijetesa e Fëmijëve – Ftesë për Veprim”, të organizuar nga USAID, UNICEF, OBSH dhe të sponzoruar nga Qeveria Amerikane, Qeveria e Indisë dhe Qeveria e Etiopisë.
Forumi, siç thuhet në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë, është përshëndet nga shume shtetas të lartë, nga Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, Administratori i USAID Z. Rajiv Shah, Drejtori ekzekutiv i UNICEF-it Z. Antony Lake, ministra të shume shteteve, përfaqësues të institucioneve akademike dhe shoqërisë civile.
“Deklarata ri-përsërit zotimin e shteteve që të përkrahin lëvizjen globale për të ndalur vdekjet e fëmijëve nga shkaqet që mund të parandalohen”, thuhet në njoftim.
Në këtë takim, ministri Agani prezantoi të arriturat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të sistemit shëndetësor të Kosovës dhe partneritetin në rritje me organizatat ndërkombëtare. Ai ftoi USAID-in që të vazhdojë përkrahjen e agjendës për reformimin e sistemit shëndetësor të Kosovës që ka për qëllim përmirësimin e vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të statusit shëndetësor të popullatës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains Angazhimi i shqiptarëve në jetën publike të Zvicrës po vazhdon të forcohet edhe në nivel lokal.... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri












