Sport
Kosova fiton arbitrazhin ndaj Serbisë në UEFA
Gjykata administrative e sportit në Lozanë ka sjell një vendim në favor të Kosovës.
Gjykata e Arbitrazhit për Sport (Court of Arbitration for Sport-CAS) hedh poshtë kërkesën e Federatës serbe të futbollit (FSF) për anulim të pranimit të Kosovës në UEFA.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Federatës kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri.
Në vijim sjellim njoftimin e plotë të Vokrrit:
“Një lajm tejet i mirë në këtë ditë janari, për FFK-në, e cila fitoi edhe një betejë të fundit kundër shtetit të Serbisë, përkatësisht kundër federatës serbe. Sapo mora lajmim nga kryetari i UEFA-s z. Çeferin se CAS-i e ka refuzuar si të pabazë kërkesën e Serbisë për anulimin e vendimit për pranimin e FFK-së në UEFA.
Kjo ishte përpëlitja e fundit serbe që të ndryshojë vendimin, por argumentet tona në UEFA ishin më kokëforta se sa dëshira e Serbisë për ta na ndaluar pranimin tonë.. “Edhe njëherë u dëshmua se kishim të drejtë dhe CAS-i e njohu vendimin e UEFA-s si të ligjshëm në favorin tonë, e që unë isha thellësisht i bindur se një vendim i tillë do të sjellë CAS-i, sepse në anën tonë e kishim të drejtën tonë të cilën jo vetëm ne por edhe miqtë tanë e mbrojtën. Me këtë edhe njëherë u mposhtë shteti serb, i cili kishte paguar alamet ekspertë për ta zhbërë vendimin e UEFA-s, si dhe iu mbyllë goja skeptikëve se gjoja mund të rikthehet vendimi i marrë nga Kongresi i UEFA-s i mbajtur më 3 maj 2016.
Ky vendim i CAS-it duhet të na fuqizojë edhe më shumë të gjithëve që të ecim tutje dhe ta bëjmë më të mirën e mundshme për futbollin e Kosovës, të plotësojmë kushtet dhe të arrijmë objektivat që na presin.
Dua të falënderoj të gjithë ata që na ndihmuan dhe na besuan në këtë rrugëtim, duke mos harruar edhe ndihmën dhe mbështetjen edhe të miqve tanë që kurrë nuk na lanë vetëm në këtë rrugëtim, për të cilin u sakrifikuan shumë breza.”, ka thënë Vokrri.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












