Lajme
Kosova është në rrugë të mirë për qëndrueshmërinë financiare
Për shkak të rënies së remitencave dhe anulimit të shumë projekteve ka rritje më të vogël ekonomike në Kosovë
Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar vlerëson rritje më të vogël ekonomike në Kosovë për shkak të rënies së remitencave dhe anulimit të shumë projekteve.
Por, gazeta më e njohur austriake në fushën e Ekonomisë ‘Wirtschafts Blatt’, shkruan se Kosova është në rrugë të mirë për të arritur përsëri qëndrueshmërinë financiare të saj dhe për të vendosur marrëdhënie stabile me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Sipas kësaj gazete pritet që gjatë këtij viti, FMN-ja t’i lejojë Kosovës një kredi prej 75 milionë eurosh.
Ky konstatim bazohet në përfundimet e ekipit të FMN-së, i cili ka vëzhguar përparimet në fushën e financave në Kosovë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











