Lajme
Kosova është e gatshme për dialog për fqinjësi të mirë, thotë Thaçi
Ai ka tërhequr vërejtjen se askush nuk mund të flas për Kosovën me zyrtarët serbë që hyjnë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës. “E ritheksoj se asnjë diplomatë apo zyrtarë tjetër nuk ka të drejtë të takohet dhe të bisedojë për rregullimin e brendshëm të Kosovës me zyrtarët serbë. Ata janë duke qëndruar ilegalë […]
Ai ka tërhequr vërejtjen se askush nuk mund të flas për Kosovën me zyrtarët serbë që hyjnë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.
“E ritheksoj se asnjë diplomatë apo zyrtarë tjetër nuk ka të drejtë të takohet dhe të bisedojë për rregullimin e brendshëm të Kosovës me zyrtarët serbë. Ata janë duke qëndruar ilegalë në Kosovë dhe në rastin e parë do të ballafaqohen me ligjin e Republikës së Kosovës, për shkak të nxitjes së dhunës, motivimit dhe mbahen përgjegjës direkt nga institucionet e Republikës së Kosovës për dhunën e shkaktuar në Kosovë”, ka thënë kryeministri Thaçi.
Thaçi ka falënderuar KFOR-in për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë këtyre ditëve.
Ndërsa për EULEX-in ka thënë se ka obligim të respektojë Kushtetutën, ligjet e Kosovës, institucionet e Kosovës, dokumentin e Ahtisarit.
Në këtë drejtim Thaçi, ka thënë se pret një fillim të ndryshimit të qasjes së EULEX-it në raport me rendin dhe ligjin, në mënyrë që definitivisht ta kuptojë se rendi dhe ligji duhet të funksionojnë në tërë territorin e Kosovës.
Shefi i eksekutivit ka bërë të ditru se kontrabanda në pjesën veriore të Kosovës është bllokuar qind për qind, ndërkaq është vënë kontrolli i plotë në dy pikat kufitare 1 dhe 31.
Ai ka folur edhe për qëndrimin e zyrtarëve politike serb gjatë këtyre ditëve në veri.
Sipas tij ata se janë duke qëndruar ilegalisht në Kosovë, ndërsa ka theksuarse në të ardhmen do të ballafaqohen me ligjin.
Kryeministri i vendit u ndal edhe tek veprimet a bandave serbe sidomos pas djegies së pikës 1, ndërsa ritheksoi se ky veprim ishte i organizuar mirë nga zyrtarët e lartë në Serbi.
“Kosova do të ballafaqohet me mbeturinat paramilitare”, ka deklaruar Thaçi.
Ai bëri të ditur se ka nisur riparimin i dëmeve nga kjo pikë kufitare ndërsa aty sipas tij do të kthehen shpejt policia dhe doganierët kosovarë.
Thaçi ka thënë se institucionet e Republikës së Kosovës më në fund pas 12 vjetësh kanë vënë rregull dhe ligj në kufirin verior me Serbinë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











