Lajme
Kosova e Zvicra tash mund të transferojnë të burgosurit
Secili kosovar i dënuar, që ka pasaportë të Republikë së Kosovës, edhe nëse jeton në Zvicër, mund të kërkojë që vuajtjen e burgut ta bëjë në Kosovë.
Kjo e drejtë atyre u takon nga e hëna, pasi u nënshkrua një marrëveshje e tillë bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë së Kosovës, nënshkroi marrëveshjen në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar për “Transferim të personave të dënuar”.
Ndërkohë, për palën zvicerane, marrëveshjen e nënshkroi Ambasadorja e këtij shteti në Kosovë, Krystyna Marty Lang.
Përveç kësaj, bazuar në këtë dokument, përveç shtetasve të Kosovës, një e drejtë e tillë u garantohet edhe shtetasve zviceran i dënuar në Kosovë, të cilët mund të kërkojë që burgun ta vuajnë në Zvicër.
Duke i çmuar lart marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Konfederatës zvicerane, Kuci tha se me këtë marrëveshje, forcohen edhe më tutje bashkëpunimi në fushën juridike ndërkombëtare.
“Qytetarët e Kosovës që kanë pasaportën e Kosovës, që kanë shtetësinë e Kosovës do të gëzojnë mbrojtjen e Republikës së Kosovës, kudo që gjinden në vendet e tjera”, tha ministri Kuci.
Ai në veçanti tha se shteti do të jetë i kujdesshëm që ata të mos ekstradohen në asnjë vend, e aq më pak në Serbi. “Të mos ekstradohen në Serbi, ku kryekëput aktakuzat e tyre janë me motive politike”, ka theksuar Kuçi.
Sipas tij, Republika e Kosovës ka kapacitete të plota, duke përmendur që brenda për të garantuar zbatimin e marrëveshjeve.
“Gjatë një viti kanë ndodhur vetëm dy raste të ikjes nga burgu, por që pas vetëm 24 orëve ata janë zënë”, nënvizoi kreu i kësaj ministrie.
E kënaqur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje u shpreh edhe ambasadorja e Zvicrës në Republikën e Kosovës, Krystyna Marty Lang.
Ajo theksoi se kjo marrëveshje ka për qëllim rehabilitimin e të burgosurve dhe kryerjen e dënimit në vendin e tyre, duke përmendur se Zvicra dhe Kosova tashmë kanë një bashkëpunim të suksesshëm në fushën e ligjit.
“Marrëveshja që kemi nënshkruar ka qellim humanitar dhe shtyn përpara rehabilitimin social të të burgosurve dhe i mundëson personave që janë dënuar në një shtet të kryejnë dënimin ne vendin e tyre”, ka theksuar ambasadorja zvicerane.
Marty dhe rasti “Medicus”
Me këtë rast, zëvendëskryeministri, dhe njëherësh Ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka bërë të ditur se ka nënshkruar kërkesën e EULEX-it, që Dick Marty të dëshmojë në rastin “Medicus”. “Kërkesën e EULEX-it ka kohë që e kam nënshkruar që ai të vijë dhe të dëshmojë në Kosovë”, ka theksuar ai, ndërkohë që ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, tha se nuk është në dijeni nëse Dick Marty do të vijë për të dëshmuar në Kosovë ose jo. “Nuk e di, nuk kam informacione nëse ai do të vijë të dëshmojë në Kosovë ose jo. Por, për këtë duhet të pritet vendimi i Këshillit të Evropës, sepse Dick Marty është anëtar i këshillit”, ka theksuar ajo.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













