Lajme
Kosova dhe Zvicra së shpejti me marrëveshje për transferim të personave të dënuar
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot priti në takim, Ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty
Në këtë takim, veç tjerash, u bisedua për bashkëpunimin juridik ndërmjet këtyre dy shteteve mike, me theks të veçantë në finalizimin e marrëveshjes për transferim të personave të dënuar e cila tashmë është negociuar dhe që pritet të nënshkruhet së shpejti. Në këtë drejtim, po ashtu, u bisedua edhe për mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve tjera në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështje penale dhe civile, për të fuqizuar kështu edhe më tej raportin dhe bashkëpunimin në të gjitha sferat ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
Gjatë këtij takimi, Ambasadorja Marty, shprehi interesimin për gjendjen në sistemin e drejtësisë në Kosovë, ku nga Ministri Kuçi, u informua për punët që institucionet e Kosovës janë duke i bërë në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe për bashkëpunimin e mirë që këto institucione e kanë me EULEX-in dhe me institucionet tjera ndërkombëtare në Kosovë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












