Lajme
Kosova dhe Shqipëria në fokus të festivalit „Off Europa“ në Gjermani
Shfaqjet nga Kosova dhe Shqipëria kanë zënë vend në repertorin e këtij festivali, i cili do të fillon më 17 shtator në Lajpcig dhe Dresden
Kosova dhe Shqipëria do të jenë dy vendet në fokus të edicionit të sivjetmë të festivalit „Off Europa“, i cili fillon më 17 shtator dhe mbahet në Lajpcig dhe Dresden të Gjermanisë. Këtë edicion, të njëzetin me radhë kanë zënë vend në repertorin e këtij festivali shfaqjet nga Shqipëria dhe Kosova.. Në faqen zyrtare të festivalit “Off Europa“, thuhet se këtë vit kanë planifikuar të ofrojnë informata nga Shqipëria nëpërmjet skenës së artit dhe shfaqjeve nga një vend që është pothuajse i panjohur.
Por sipas organizatorëve të festivalit do të ishte i pa plotë prezantimi i të dhënave nga Shqipëria pa e përfshirë edhe Kosovën. „Jo vetëm në art por dy vendet janë shumë të ngjashme“, shkruan në faqen zyrtare të „Off Europa“.. “Kanuni”, me regji të Agnes Nokshiqit, realizuar në vitin 2005, është shfaqja që do të përfaqësojë teatrin kosovar në festivalin “Off Europa”. Shfaqja në fjalë figuron në programin e festivalit se do të jepet para publikut gjerman më 18 shtator në Leipzig.
Në përfaqësim të Shqipërisë, në këtë festival do të zënë vend shfaqjet nga teatri shqiptar “Parfumi” dhe “Njeriu në këllëf “, dhe shfaqja nga teatri “Enton Kaca”, me titull “ Udhëtimet e Lizës”.
Krahas shfaqjeve, programi i titulluar „univers shqiptar“ do të përcillet edhe me shfaqje filmash, koncerte, ligjërata dhe debate. Këngëtarja e njohur Elina Duni do të mbajë një koncert gjatë netëve të festivalit, ndërsa pjesë e tij do të jetë edhe Ermira Çitaku.Festivali “Off Europa” është themeluar në vitin 1992 në Lajpcig dhe iu kushtohet kryesisht kombeve ose shteteve të caktuara. Gjatë viteve të shkuara ka vënë në pah situatën e teatrin bashkëkohor të Rumanisë, shteteve të Baltikut, Gjeorgjisë dhe të disa shteteve të dala nga ish – Jugosllavia.
Programi i Festivalit “Off Europa” 2011:
http://www.bfot.de/festival/program.html
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani Majori i Forcës së Sigurisë së Kosovës përfundoi me sukses programin prestigjioz LGAI në Akademinë e... -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












