Lajme
Konsumatorët kosovarë të pambrojtur
Muaji i konsumatorit, Kosovën e gjen në një situatë mjaft shqetësuese, sa i përket rrezikut nga produktet e dyshimta
Në këtë drejtim mungon edhe angazhimi institucional, thonë përfaqësues të organizatave joqeveritare që merren me mbrojtjen e konsumatorit.
Udhëheqësi i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku thotë se ligji dhe programet për mbrojtjen e konsumatorit i ofron qytetarëve një mbrojtje të mirë, por kjo, sipas tij, nuk praktikohet.
Sipas Kaçanikut, moszbatimi i ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve ka bërë që tregu kosovar të jetë i furnizuar me produkte me afat të skaduar dhe me cilësi të dyshimtë.Angazhimi për mbrojtjen e konsumatorit kosovar është kërkuar edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë.
Në raportet e tyre ata kishin theksuar nevojën për angazhim më të fuqishëm institucional në këtë drejtim.
Përveç ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, në Kosovë ekziston edhe programi i hartuar nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen e konsumatorit 2010 – 2015.
Përfaqësues të institucioneve të Kosovës thotë se janë duke punuar vazhdimisht për arritjen e standardeve evropiane për mbrojtjen e konsumatorit.
Sipas tyre, konsumatori kosovar është i mbrojtur me mekanizëm ligjor.
Kryesuesi i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit të Kosovës në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Izer Arifi, thotë ende mungon vetëdijesimi i qytetarëve për të paraqitur ndonjë rast kur konsumatorit i shkelet e drejta.
Megjithatë, sipas tij, institucionet e Kosovës janë duke punuar në këtë drejtim.Vlerësimet e shumta të bëra nga organizata të ndryshme joqeveritare tregojnë se pikat kufitare me Serbinë në veri të Kosovës paraqesin portën kryesore të hyrjes së produkteve me cilësi të dyshimtë dhe me afat të skaduar.Sa i përket masave që duhet të ndërmarrin institucionet e Kosovës karshi mbrojtjes së konsumatorit, udhëheqësi i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku thotë se mund të bëhet më shumë, por që ende mungon një strategji zhvillimore.
Ndryshe, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka organizuar “Javën e konsumatorit”, që ka për qëllim vetëdijesimin e konsumatorëve rreth të drejtave të tyre.
Kjo javë ka nisur të hënën më 12 mars dhe do të mbyllet më 16 mars../albinfo.ch & Rel/
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









