Lajme
Kisha Katolike e Kosovës, kundër mësim-besimit në shkolla
Përmes një deklarate publike, Kisha Katolike e Kosovës e ka bërë të ditur pozicionin e saj ndaj paralajmërimit të mundësisë së amandamentimit të ligjit për arsim parauniversitar, me të cilin synohet futja e mësimit fetar në arsimin publik dhe bartjes shamisë në shkolla.
” Në bazë të informatave që kemi, mësojmë që Parlamenti i Kosovës, përgatitet për të diskutuar mbi mundësinë e amandamentimit të ligjit për arsim parauniversitar, me të cilin synohet futja e mësimit fetar në arsimin publik. Avancimi i shoqërisë tonë, që të ketë edhe këtë mundësi ngjashmërie me vendet e Bashkimit Europian dhe ushtrimi i kësaj të drejte që na e mundëson liria dhe sistemi demokratik i Shtetit të Kosovës, është më se i mirëpritur.Kisha Katolike, Ipeshkvia e Kosovës, vlerëson se ndryshimet e tilla në ligj, nuk duhen të kenë qëllim, ngopjen e ambicieve të disave, për përfitime politike, por realizimin e synimeve të përbashkëta, për edukimin e gjeneratave të reja në frymën e Rilindësve tanë”, thuhet në reagim.
“Për hir të pasurisë që kemi trashëguar, nga të parët tanë, tolerancën ndërfetare dhe bashkëjetesën në paqe, vlersojmë se edukimi fetar, duhet të zhvillohet nëpër kisha dhe xhamia, ndërsa mësimi mbi fetë, mbi tolerancën dhe bashkëjetesën historike ndërfetare, mund të jetë në kuadër të arsimit publik”, thuhet në komunikatën e Kishës Katolike të Kosovës.
Mirëpo ky institucion ka potencuar se para së bëhen ndryshimet në ligj, duhet të bëhen hapat paraprakë.
” Lypet që Shtetësia e Kosovës të “piqet” dhe të njihet nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, Të arrihet, nëpërmjet arsimimit një qytetërim i mirëfilltë europian dhe Kosova të jetë e aftë për të menaxhuar një çështje kaq madhore. Të krijohet Komisioni i përbashkët me përfaqësuesit e bashkësive fetare dhe instancave relevante shkencore, akademike dhe politike, të cilat pas shqyrtimit serioz do të mund ta jepnin një propozim rreth përpilimit të teksteve dhe për përgatitjen e kuadrove, Zgjidhja e kësaj çështjeje, duhet të jetë vendim unik i Kombit, dhe mu për këtë Institucionet në fjalë, duhet ta ndjekin përvojën e Shtetit Shqiptar, i cili tashmë ka një traditë të konsoliduar shtetërore’, sqaron komunikata.
“Duke u mbështetur në argumentet e sipërpërmendura, si dhe tjerat që nuk janë përmendur kësaj radhe, Ipeshkvia e Kosovës, konsideron se në këto rrethana duhet të hiqet nga rendi i ditës ky propozim, deri sa nuk krijohen rrethanat më të favorshme dhe të plotësohen kushtet në fjalë”.Në të kundërtën, siç theksohet në fund të deklaratës, Kisha Katolike në Kosovë do të konsiderojë këtë vendim të njëanshëm dhe nuk do të bartë përgjegjësinë mbi pasojat e mundshme për Kombin”, përfundon komunikata.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












