Lajme
KFOR-i nuk ka plagosur asnjë protestues
Ushtarët e KFOR-it shtënë në ajër me plumba gome, mediet serbe raportojnë për të plagosur
Paqeruajtësit ndërkombëtar të KFOR-it kanë hedhur poshtë çdo mundësi që ushtarët e NATO-s të kenë shtënë me armë zjarri në drejtim të protestuesve serbë në veriun e Kosovës. KFOR-i nëpërmjet një kumtese thonë se paqeruajtësit kanë shtënë me plumba gome në ajër sa për t’i paralajmëruar protestuesit që të mos hipin mbi veturat ushtarake. “KFOR-i konfirmon se trupat e tij kanë shtënë tre (3) plumba gome direkt në ajër, vetëm si paralajmërim, për të mos i lënë protestuesit të hipin në automjetin e KFOR-it”, thuhet në deklaratë. Ky incident ka ndodhur menjëherë pasi ushtarët e KFOR-i përfunduan operacion duke mbyllur fizikisht rrugën alternative të Portës 16 në afërsi të Bërnjakut. Me të marrë vesh për këtë operacion e KFOR-it i cili ka nisur që në orën 2 të mëngjesit, disa serbë kanë demonstruar në shenjë pakënaqësie. “Një grua është prekur lehtë nga e gjithë situata dhe është ligështuar. Ushtarët e KFOR-it i kanë ndihmuar asaj duke e dërguar nën hije dhe duke i dhënë për të pirë lëngje. Pas kësaj, ajo e mori veten sërish”, thuhet në komunikatën e KFOR-it. Ky i fundit po ashtu hedh poshtë çdo mundësi që ndonjë person është plagosur. Mediet serbe, ndërkaq kanë raportuar për dy persona të lënduar në kontekstin e protestës kundër mbylljes së rrugës alternative të Portës 16. Qytetarët serbë të veriut, në shenjë pakënaqësie kanë vendosë disa barrikada të tjera.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












