Lajme
Kërkohet që EULEX-i të mbështesë masat e reciprocitetit
Moszbatimi i vendimin për masat e reciprocitetit nga EULEX-i në të gjitha pikat doganore të vendit e bën gjysmak dhe jo fuqiplotë, është thënë në takimin e organizuar nga Aleanca Kosovare e Biznesit me biznese të ndryshme të Kosovës dhe me ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila.
Çështja e masës së reciprocitetit që ka vënë Qeveria e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë nuk po zbatohet nga EULEX-i. Sipas kësaj ky vendim del të jetë i vlefshëm vetëm për dy pika doganore, përderisa e njëjta nuk do të vlejë edhe më tej për pikat kufitare të veriut 1 dhe 31.
Agim Shahini, kryetar i Agjencisë Kosovare të Biznesit, ka deklaruar se moszbatimi i ligjit nga ana e EULEX-it në të gjitha pikat doganore të vendit vendimin për masat e reciprocitetit e bën gjysmak dhe jo fuqiplotë.
Ndërsa, ministrja e Industrisë dhe Tregtisë Mimoza Kusari Lila ka theksuar se volumi i tregtimit në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri, në ditën e dytë pas hyrjes në fuqi të vendimit, është përgjysmuar.
Gjithashtu, ministrja Kusari-Lila ka thënë se vendimi për masat e reciprocitetit nuk ka për qëllim ndarje etnike, por ka vetëm karakter ekonomik dhe nuk ekziston asnjë ide që Kosova të ndahet në dy zona doganore.
Qeveria e Kosovës më 20 korrik ka marrë vendim për masa reciprociteti të plotë për produktet e Serbisë, ndërsa për Bosnjë e Hercegovinën taksë doganore prej 10 për qind.
Vendimi është bazuar në faktin se kanë dështuar arritjet e marrëveshjeve për njohjen e vulave doganore të Kosovës dhe për këmbimin e lirë të mallrave, në procesin e dialogut me Serbinë, në Bruksel.
EULEX ka njoftuar se kjo çështje ka komplikuar gjërat dhe vendimi i qeverisë është duke u diskutuar.
Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina janë shtetet, të cilat që nga viti 2008 kanë bllokuar produktet kosovare, në kuadër të marrëveshjes për tregtinë e lirë CEFTA
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











