Lajme
Kërkohet maturi gjatë zgjidhjes së emrit
Është me rëndësi, që teksa bisedimet për emrin e Maqedonisë po vijojnë nën patronazhin e OKB-së, të ruhet maturia dhe vetëpërmbajtja, ka deklaruar ministri Avramopulos
Shefi i diplomacisë greke, Dimitris Avramopulos kërkoi maturi dhe vetëpërmbajte gjatë kohës sa në Organizatën e Kombeve të Bashkuar (OKB) po bisedimet ndërmjet Shkupit dhe Athinës zyrtare për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë.
Këto komente ministri Avramopulos i bëri pas një takimi që zhvilloi në Shkup me zëvendëskryeministri për çështje Evropiane të Maqedonisë, Fatmir Besimi. Ai tha se me këtë fundit ka folur për çështjet që lidhen me BE-në dhe për mënyrat si të vijohet dhe thellohet bashkëpunimi dypalësh.
“Dua t’ju rikujtoj se Greqia është e sinqertë në bisedimet për kontestin e emrit. Jemi të bindur se zgjidhja e kësaj çështjeje do të krijojë perspektiva të mëdha bashkëpunimi, me dobi për të dy popujt, por dhe për mbarë rajonin. Është me rëndësi që teksa bisedimet vijojnë nën patronazhin e OKB-së, të ruhet maturia dhe vetëpërmbajtja”, ka deklaruar Avramopulos.
Sipas shefit të diplomacisë Greke takimet e tilla, sikundër ky i sotmi, janë shumë të dobishme dhe konstruktive, për shkak se krijojnë klimë mirëbesimi në raportet mes të dyja vendeve.
Ndërsa zëvendëskryeministri Besimi tha se ka kapacitet dhe guxim për tejkalimin sa më të shpejtë të të gjitha sfidave, përfshirë dhe atë të kontestit të emrit, duke gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, me një perspektivë të përbashkët evropiane.
“Me qasje të sinqertë dhe të hapur, dhe me një vullnet të mirë, mund të ndërtojmë mirëbesim dhe të diskutojmë hapur mbi çështjet që ngrihen para nesh dhe për sfidat me të cilat përballemi në përcaktimet për të realizuar qëllimin tone të përbashkët”, ka deklaruar Besimi.
I pari i integrimeve evropiane, ka bërë të ditur gjithashtu se sot janë realizuar takime të suksesshme dhe frytdhënëse në nivel ekspertësh mes të dyja vendeve, ku është biseduar për bashkëpunimin bilateral në sfera të ndryshme dhe për çështje të rëndësishme nga agjenda e BE-së.
“Sot këtu pash vullnet të mirë, shpresë, miqësi dhe qasje të sinqertë ndaj perspektivës Evropiane, theksoi Besimi dhe shtoi se perspektiva Evropiane, si qëllim yni strategjik, është opsion për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, deklaroi Besimi.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










