Lajme
Kërkohet dëmshpërblim për krimet e luftës
Sipas ekspertëve kosovarë, nuk mund të normalizohen marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, nëse Beogradi nuk i kompenson dëmet që ia ka bërë Kosovës gjatë luftës
Ekspertët kosovarë të çështjeve politike dhe juridike, kërkojnë që në kuadër të bisedimeve për normalizimin e raporteve Prishtinë-Beograd, të përfshihet edhe kompensimi i dëmeve të luftës, që shteti i Serbisë ia ka shkaktuar Kosovës gjatë periudhës së luftës.
Sipas ekspertëve, nuk mund të normalizohen marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, nëse Beogradi zyrtarë “vë në harresë” shkatërrimet që ka bërë që gjatës luftës 1998-1999.
Haki Shatri ka qenë ministër i Ekonomisë dhe Financave në nomenklaturën e kaluar qeverisëse, njëherit ka qenë anëtar i ekipit për çështje ekonomike në Grupin Negociator në Vjenë.
Ai tha se tashmë është krijuar një moment i ri për ngritjen e kësaj çështje në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel.
Shatri thotë për REL, se pranimi i fajësisë për krimet e kryera ndaj popullatës civile shqiptare në Kosovë nga ana e ish-shefit të shtabit të ushtrisë jugosllave, gjeneralit Dragolub Ojdaniq, ka dëshmuar se shkatërrimet e luftës ishin dirigjuar nga shteti serb.
“Është një moment i shkëlqyer sepse kjo në një formë Serbinë e ka vënë në anën e fajtorit, përgjegjësit për dëmet, krimet që ka bërë në Kosovë. Ai (Ojdaniq) ka pranuar që ka djegur shtëpi, ka shkatërruar ekonomi, çështje këto që janë pranuar para institucioneve ndërkombëtare”, tha Shatri.
Edhe avokati Bejtush Isufi, thotë se pala kosovare duhet që të shfrytëzojë këtë rast.
“Definitivisht, kjo është një ndryshim, pasi më në fund, dikush prej zyrtarëve më të lartë, prej zyrtarëve të ushtrisë serbe, që ka operuar në Kosovë, e ka pasur përgjegjësi direkt për të gjitha operacionet në Kosovë, zyrtarisht dhe në mënyrën më bindëse ka pranuar fajin”, tha Isufi.
Bekim Çollaku, ndërkaq është këshilltari i lartë i kryeministrit Hashim Thaçi. Ai tha se kjo është çështje teknike dhe nuk është futur në agjendën e kryeministrit.
“Kjo është çështje teknike, nuk është në agjendën tonë, mund të jetë në grupet tjera punuese më vonë, por jo në agjendën të kryeministrit”, tha Çollaku.
Ndryshe, sipas të dhënave të ekspertëve të ekonomisë, dëmet që Serbia i ka shkaktuar Kosovës, llogariten deri në 15 miliardë dollarë.
Megjithatë, ende mungojnë të dhëna zyrtare, edhe pse udhëheqës të lartë të Qeverisë, tashmë kanë thënë se dëmet janë të evidentuara dhe me kohë shteti i Kosovës do të kërkojë llogari nga Serbia për to.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













