Lajme
“Kërkesat duhet të vijnë nga vendlindja”
Roli i diasporës në zhvillimin e Ballkanit Perëndimor
Diaspora mund të luajë një rol të rëndësishëm për zhvillimin e vendlindjes, por me kusht që kërkesat ndaj aftësive të specializuara që ekzistoinë në diasporë të vijnë nga vendlindja. Ky ishte mesazhi i tryezës që u mbajt mbrëmë në Gjenevë, me organizimin e përbashkët të Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit me seli në Bernë (IOM Bern), portalit Albinfo.ch si dhe Universitetit Popullor Shqiptar (UPSH).
Në prani të mjaft personave të interesuar të ardhur nga kantonet romande të Gjenevës, Neuchâtelit dhe Vaud, për programin Midweb që e propozon IOM-Bern, intervenuesit e kësaj tryeze znj. Silvija Bucaj Shehu, kriminologe, e involvuar në Kosovë, z. Ismet Hamiti, specialist në telekomunikacion, znj. Shqipe Shehu Brovina, psikiatre e specializuar në Gjenevë, si dhe Albana Krasniqi Malaj, koordinatore e UPSH-së si dhe anëtare e Komisionit federal për çështje të migrimit, shprehën mendimet e tyre, shpeshherë edhe kritike, mbi temën e rolit të diasporës në favor të zhvillimit të Kosovës.
Ajo që erdhi në shprehje më së shumti në bisedën e mbrëmshme ishte fakti se diaspora kosovare llogarit një potencial jo të neglizhueshëm për të bartur dijen si dhe përvojat e saj në Kosovë si dhe në hapësirat shqiptare në vendet e Ballkanit, mirëpo kjo punë e tranfserit të dijes duhet të realizohet me ca kushte paraprake.
Ndër kushtet në fjalë u theksua domosdoshmëria e identifikimit të nevojave atje, si dhe artikulimin e tyre, përmes institucioneve të etabluara atje, sikurse IOM apo organizata të tjera ndaj pjesëtarëve të diasporës që ushtrojnë profesione në Zvicër, për të cilat ndihet mungesë në Kosovë apo gjetiu.
Psikiatra shqiptare nga Gjeneva, zonja Shqipe Shehu Brovina, nënvizoi rëndësinë e përshtatjes së transferit të dijes përmes trajnimeve, në përpuethshmëri me kontekstin sociokulturor atje si dhe nevojën e kyçjes në proces të vazhdueshëm. Për z. Shehu Brovina, ajo që është me rëndësi është vazhdueshmëria në kohë e një bashkëpunimi mes kuadrove nga diaspora si dhe specialistëve vendës në profesionet e ndryshme respektive. Pra, me çdo kusht duhet të evitohet logjika e intervenimit në vend në forma ponktuale, pa përcjellje afatgjate.
Kurse Ismet Hamiti, ish-funksionar në Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, vlerësoi se ndoshta transferi i përvojave mund të jetë më i lehtë në fusha ku nuk janë të gërshetuara interesa financiare-materiale. Prandaj, ai sugjeroi që të identifikohen fusha ku nuk vijnë në shprehje interesa të tilla, sepse ekziston një potencial bllokade apo rezistence nga poshtë.
Ndër kandidatët potencial në këtë program ishte znja Silvije Buca Shehu, e cila veçse kishte ide konkrete për t’u involvuar atje në favor të viktimave të luftës, respektivisht duke u vënë në dispozicion ndaj organizatës humanitare «Jeta në Kastriot», e cila merret kryesisht me gratë e përdhunuara gjatë luftës në Kosovë. Në vazhdën e kësaj fryme, Albana Krasniqi Malaj shtjelloi po ashtu edhe veprimin e saj konkret në këtë fushë në Shqipëri, me organizata shqiptare që punojnë me fëmijë të shtresave sociokulturore të margjinalizuara.
Mes të pranishmëve në debatin e mbrëmshëm ishin disa të rinj të brezit të dytë, studentë universitarë apo të shkollave të larta në Zvicër dhe që ishin të interesuar ta sjellin kontributin e tyre për mirëqenien e vendit të prejardhjes, konsulli i Republikës së Kosovës në Gjenevë, z. Benjamin Nikoliqi si dhe Kryetari i ISEAL-it, Z. Francis Cousin.
Sonte në Cyrih mbahet po ashtu një tryezë e ngjashme, me intervenues të tjerë.
©albinfo.ch
Për më shumë informata, klikoni këtu
E-Diaspora
-
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve Ekspozita u organizua në Universitetin Duisburg-Essen nga Konsullata e Kosovës në Dyseldorf dhe IKKL, në kuadër... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













