Lajme
“Kërcënimi me vdekje” dëshmi për të fituar azilin
Xhavit Hamdiu nga Ferizaj ishte përmendur si kërcënues me vrasje, ndaj AgronaLahut. Ky i fundit kishte sajuar një “kriminel” për t’i fituar letrat në Francë
Me qëllim që të fitojnë leje-qëndrimin nëpër shtetet e Bashkimit Evropian, qytetaret e Kosovës po aplikojnë lloj-lloj “dëshmish” vetëm për t’i bindur autoritetet e imigracionit që kanë arsye për azil. Madje dëshmitë kanë shkuar deri në atë nivel, sa të marrin edhe vërtetim nga gjykatat se janë të kërcënuar me vdekje.
Të paktën kështu ka provuar Agron Lahut nga Prishtina, i cili akuzon Xhavit Hamdiun si kërcënues me vrasje. Në një deklaratë e cila është provuar të legalizohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Lahu ka mohuar se e njeh “viktimën”, shkruan “Koha Ditore”.
Hamdiu nga Talinoci i Ferizajt, ndërtimtar me zanat, thotë se nuk e njeh fare Agron Lahun nga Prishtina e aq më pak ta ketë cenuar ndonjëherë atë.
Lahu i cili kishte qëndruar një kohë në Francë, ishte kthyer në Kosovës, ndërsa në Gjykatën Themelore në Prishtinë e kishte akuzuar Hamdiun se në Qendrën e kontrollimit teknik të automjeteve “Eko-Tek Prishtina”, pas një zënke e ka kërcënuar atë se “do ta vras”.
Madje lahu kishte dëshmuar se nga ai kërcënim, sipas zakonit kanunor, ai ka shkuar dhe është ngujuar (mbyllur) në shtëpi.
“Kurrë nuk kam ni për të. Jo. Nuk e njoh as nuk po e di prej kah koka”, ka thënë Hamdiu duke mohuar të ketë shkuar ndonjëherë edhe në qendrën e kontrollimit teknik të automjeteve “Eko-Tek Prishtina” në Prishtinë ku përmendet se është kryer kërcënimi.
Dëshmia e Lahut ishte protokoluar në Gjykatën Themelore në Prishtinë e nënshkruar nga “viktima”, nga juristi Maliq Lushaku dhe vulosur nga nëpunësi për vërtetime në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Gazmend Sopjani.
Pas kësaj kërcënimi i është dërguar kryetarit të Gjykatës, Hamdi Ibrahimi, për ta nënshkruar vulën apostile. Me ta parë përmbajtjen, kë i fundit ka bërë një kallëzim penal dhe ia ka dërguar kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka për ndjekje të rastit.
Mirëpo gjatë hetimeve, prokuroria kishte ardhur në përfundim se Lahun nuk e kishte kërcënuar askush, ndërsa gjithë kjo ishte sajuar me qëllim që ai t’i fitonte letrat e qëndrimit në Francë. Ëpo ashtu gjatë kohës sa ai kishte deklaruar se ka qenë i “ngujuar” ai kishte qëndruar në Francë.
Por, në gjithë këtë “zallamahi”, personi që ishte i dëmtuar në këtë rast është “ndërtimtari” nga Talinoci i Ferizajt, Xhavit Hamdiu, i cili kurr nuk kishte kërcënuar njeri me vdekje. Ai është në hall se emri i tij është përmendur në gazetë, ndërsa nuk di si të veproj.
“koka shkru me u ba kahre o burrë”, ka deklaruar ai.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










