Bota
Katër vendet që kanë më së shumti ari në botë
Katër vendet me rezervat më të mëdha të arit në botë janë SHBA (8133 tonë), Gjermania (3378 tonë), Italia dhe Franca me respektivisht 2451 dhe 2435 tonë
Rezervat totale të arit në të gjitha vendet e botës arrijnë në 32.977.7 tonë, sipas të dhënave nga fillimi i tetorit në Këshillin Botëror të Arit, përcjell albinfo.ch.
Bëhet fjalë për 170 tonë më shumë se 32.803 tonë në gusht, që kur ishin publikuar të dhënat e mëparshme. Vendet e eurozonës, duke përfshirë Bankën Qendrore Evropiane, posedojnë 10,786 tonë rezerva të arit.
Katër vendet me rezervat më të mëdha të arit në botë janë SHBA (8133 tonë), Gjermania (3378 tonë), Italia dhe Franca me respektivisht 2451 dhe 2435 tonë. Në total ata kanë 16,399 tonë, që përfaqësojnë gati gjysmën e rezervave të arit të të gjitha vendeve, duke përfshirë Bankën Qendrore Evropiane dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Top 10 pavarësisht blerjes masive nga Kina dhe Rusia, dy vendet vazhdojnë të zënë pozitën e pestë dhe të gjashtë në mesin e bartësve më të mëdhenj të arit, respektivisht në 1833 dhe 1526 tonë. Zvicra është vendi i shtatë dhe i fundit me mbi 1000 tonë ar.
Në Top 10 janë ende Japonia (762 tonë), Holanda (612 tonë) dhe India (557 tonë).
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












