Lajme
Kantoni Argau: Probleme me azilkërkuesit
Kantonin i Aargaus po vazhdon “betejën” për të rregulluar çështjen e strehimit për azilkërkuesit
Nga njëra anë, kantoni Argau është bllokuar pasi mori përgjigje negative nga qeveria për qendrën e planifikuar të azilit në Bettwil, për shkak të mungesës së një leje të ndërtimit.
Njëkohësisht, kantoni po mendon për opsionin tjetër që të gjitha 219 komunat të marrin në strehim azilkërkuesit në të ardhmen.
Në të ardhmen komunat nuk do marrin fonde shtesë nga kantoni nëse nuk ka azilkërkues.
Komunave do tu kushtojë 10 franga në ditë për një azilkërkues. Për këtë qëllim sipas Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale (DPS), rreth 900 mijë franga në vit janë derdhur në buxhetin kantonal.
Qeveria zvicerane i kishte transferuar për strehim në Argau 1’472 azilkërkues. Autoritetet kantonale nuk presin një rënie të numrit të azilkërkuesve. Në mungesë të vendeve për strehim, numri i madh i azilkërkuesve ishte problem në Kantonin Argau.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









