Shqipëria
Kaja Kallas viziton Tiranën
Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ndalon sot në Shqipëri në turin e vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor.
Pasi vizitoi Malin e Zi, ku u takua me presidentin Jakov Millatoviç, kryeministrin Millojko Spajiç dhe përfaqësues të shoqërisë civile, Kallas viziton sot Tiranën.
Ajo do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Me këtë të fundit do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për media.
Përfaqësuesja e Lartë Kallas do të takohet edhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu. Ajo do të hapë bashkërisht Dialogun e parë BE–Shqipëri për Sigurinë dhe Mbrojtjen me ministrat Hasani dhe Vengu.
“Po ashtu, Kallas do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të grantit nga Banka Evropiane për Investime dhe të marrëveshjeve të huas për hekurudhën Durrës–Rrogozhinë”, thuhet në njoftimin e BE-së.
Ndalesa e fundit e vizitës në Ballkanin Perëndimor do të jetë nesër, më 9 prill, në Bosnje e Hercegovinë, ku Kallas do të zhvillojë takime me krerët e Presidencës trepalëshe, me kryetaren e Këshillit të Ministrave dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës, si dhe me përfaqësuesit e forcës evropiane në Bosnje, EUFOR.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë












