Shqipëria
Austria, mbështetëse e palëkundur e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, u takua në Alpbach me homologen austriake Beate Meinl-Reisinger, ku diskutuan integrimin evropian, bashkëpunimin ekonomik dhe sigurinë rajonale.
Në kuadër të Forumit Evropian në Alpbach, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, është takuar me Ministren e Jashtme të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, transmeton albinfo.ch.
Gjatë takimit, Hoxha ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Në fokus të diskutimeve ishte edhe roli i Austrisë në avancimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Hoxha vlerësoi angazhimin e Vjenës në këtë drejtim, përfshirë rolin e saj udhëheqës në grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.
Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua edhe marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Sipas Hoxhës, bashkëpunimi ekonomik Shqipëri–Austri është më i fortë se kurrë, ndërsa Austria mbetet një nga investitorët kryesorë strategjikë në Shqipëri.
“Së bashku diskutuam mënyrat për ta zgjeruar më tej këtë gjurmë në fushat me interes të përbashkët”, ka deklaruar Hoxha pas takimit.
Ministri ka theksuar se lidhjet mes dy vendeve janë forcuar edhe në fushën e turizmit, duke përmendur rritjen e vazhdueshme të numrit të turistëve austriakë që vizitojnë Shqipërinë.
Në takim është diskutuar gjithashtu për zhvillimet e fundit në skenën gjeopolitike evropiane dhe globale, si dhe për sfidat e sigurisë me të cilat përballet kontinenti.
“Shqipëria dhe Austria qëndrojnë së bashku në avancimin e stabilitetit rajonal, forcimin e rezistencës ndaj kërcënimeve hibride në zhvillim, përfshirë FIMI-n, dhe kontributin për një Evropë më të fortë, më elastike dhe të bashkuar”, ka deklaruar ministri Hoxha.
Takimi në Alpbach riktheu në vëmendje partneritetin mes Shqipërisë dhe Austrisë, veçanërisht në procesin e integrimit evropian, bashkëpunimit ekonomik dhe forcimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së











