Shqipëria
Çfarë po ndodh me çmimet e banesave në Tiranë?
Pas disa viteve me rritje të fortë, tregu i banesave në Tiranë po jep sinjale ngadalësimi. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2025, çmimet në kryeqytet mbetën pothuajse të pandryshuara krahasuar me gjashtë muajt e mëparshëm.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, çmimet e banesave në Tiranë u rritën me vetëm 4.4 për qind. Kjo përbën një ngadalësim të ndjeshëm, pasi në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 rritja vjetore kishte qenë 32.6 për qind.
Situata në Tiranë ndryshon nga tendenca e përgjithshme në Shqipëri. Sipas indeksit Fischer të Bankës së Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave në rang vendi u rrit me 11.7 për qind krahasuar me gjashtëmujorin paraardhës dhe me 28 për qind krahasuar me një vit më parë.
Edhe në nivel kombëtar, megjithatë, ritmi i rritjes është ngadalësuar. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, rritja vjetore e çmimeve kishte arritur në 41.7 për qind.
Sipas Bankës së Shqipërisë, ndikimin kryesor në rritjen e indeksit kombëtar të çmimeve e kanë dhënë zonat bregdetare.
Një zhvillim interesant vërehet edhe te koha që nevojitet për shitjen e një prone. Në Tiranë, koha mesatare e shitjes ka rënë në 8.1 muaj, nga 11.1 muaj në vrojtimin e mëparshëm. Në nivel vendi, ajo është ulur nga 11.6 në 9.1 muaj.
Kredia bankare vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në tregun e pronave. Sipas agjentëve të anketuar, rreth 61 për qind e pronave të shitura janë blerë me financim bankar.
Një pjesë e konsiderueshme e kërkesës vazhdon të vijë edhe nga jashtë Shqipërisë. Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, rreth 25 për qind e banesave të shitura janë raportuar si të blera nga jorezidentë. Rreth 52 për qind e këtyre blerësve ishin shtetas të vendeve të Bashkimit Evropian.
Të dhënat tregojnë kështu një ndarje gjithnjë e më të dukshme të tregut shqiptar të pronave: ndërsa zonat bregdetare po vazhdojnë të shtyjnë çmimet lart, në Tiranë rritja e vrullshme e viteve të fundit po jep shenja frenimi.
E-Diaspora
-
Aurela Gaçe për albinfo.ch: Në janar 2027 mes shqiptarëve në Zvicër Në prag të dy koncerteve, Aurela Gaçe flet për albinfo.ch për rikthimin në Zvicër, marrëdhënien e... -
Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani -
Bern
“Ku janë të gjithë?” – Kino Kosova Film Festival rikthehet me edicionin e shtatë në Bernë -
Bruksel
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit? -
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











