Lajme
James Berisha nis lobimin
Fondet që i ka grumbulluar James Berisha për rinisjen e misionit “Flying for Kosovo” i ka siguruar nga diaspora në Zvicër dhe Amerikë
Piloti shqiptaro-amerikan James Berisha nuk mund të rri i qetë derisa të realizoj ëndrrën e tij për Kosovën. Aeroplani me një motor me të cilin ai bëri histori duke kërkuar njohjen e Kosovës nëpër botë në Misionin “Flying for Kosovo”, i ka mbetur në Sudan të Afrikës, ndërsa ai ka paralajmëruar edhe një “sakrificë”.
Të premten në një konferencë për media që mbajti në Prishtinë tha se është i përkushtuar për ta çuar deri në fund premtimin dhënë qytetarëve të Kosovës, duke fluturuar në shtetet e Afrikës në mision lobimi.
Berisha, i cili një vit më parë ishte aksidentuar në Eritrea ku edhe kishte qëndruar disa muaj në burg, tha se aeroplani me të cilin bëri histori, është duke u riparuar në Sudan, ndërsa në momentin që të jetë gati, do të niset për në Libi dhe Egjipt, dy shtet e fundit që i kanë mbetur në kontinentin e zi.
Piloti shqiptaro-amerikan me origjinë nga komuna e Klinës tha se pas shtegtimit në këto dy shtete, aeroplanin do ta kthej në Kosovë, dhe do t’ia dhurojë Muzeut të Kosovës.
Edhe kësaj here James Berisha nuk është ndihmuar nga institucionet e Kosovës, ndërsa fondet që i ka grumbulluar për rinisjen e misionit, tha se i ka siguruar nga diaspora shqiptare, kryesisht nga bashkatdhetarët në Zvicër dhe Amerikë.
Misioni “Flying for Kosovo” ka nisur në vitin 2009, ndërsa gjatë kësaj periudhe piloti Berisha ka pasur lloj peripecish. Më 15 gusht 2011 gjatë fluturimit mbi Afrikë, Jamesit i prishet aeroplani dhe detyrohet të zbarkoj në Eritrea, ku edhe e humbë çdo kontakt me Kosovën e Amerikën.
Ai qëndroi pesë muaj në burgun e Eritresë. Secila ditë në burgun afrikan, siç ka treguar vetë Berisha pas lirimit, ka qenë sa një vjet në liri. Më 18 janar 2012, pas angazhimeve të vazhdueshme, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli qëndroi në Tunis dhe pas angazhimeve edhe të kongresmenëve amerikan, arriti që ta nxjerr nga burgu dhe ta sjell në Kosovë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










