Lajme
Jakup Shkodra, “Kamionxhiu i vitit” në Gjermani
Ai punon që nga viti 1980 për të njëjtën firmë dhe ka kaluar mbi tre milionë kilometra pa bërë asnjë aksident
Jakup Shkodra, me 63 vjetët e tij është një “figurë babai” në mesin e shofereve të ndërmarrjes logjistike të Konstancës Transco. Tash ai është zgjedhur nga revista profesionale Truck News Magazin si kamionxhiu i vitit për gjithë Gjermaninë.
Ai punon që nga viti 1980 për të njëjtën ndërmarrje dhe ka kaluar mbi tre milionë kilometra pa bërë kurrë ndonjë aksident.
Pjesa më e madhe e ngarkesave që bart ai, është dedikuar për klientët në Zvicër. Shumë prej tyre janë klientë të rregullt, me të cilët përgjatë viteve Jakupi ka lidhur kontakte të mira. “Jam krenar të jem reklamë e mirë për firmën”, thotë ai i gëzuar.
Jakup Shkodra vjen nga Kosova, ku ka mbaruar një zanat për murator. Në Gjermani ai ka ardhur në vitin 1970 dhe këtu ka ushtruar profesionin e tij. Por ndërkohë Jakupi ka marrë edhe lejen për ngasje të kamionëve, shkruan gazeta Sudkurier. “Si murator nuk mund të punosh tërë jetën”, thotë ai.
E veçanta në profesionin e tij është se duke vozitur kamionin njeriu e pushton njëfarë lirie. Me këtë shpjegim ai përshtatet me përfytyrimin romantik prej “Lonely Rider” që ndjek profesionin e kamionxhinjve. Por ky përfytyrim nuk ka shumë të bëjë me realitetin.
Dita e punës për Shkodrën fillon në orë 7 me ngarkimin e kamionit të tij. Pas kësaj ka kryesisht punë me letra. Pas doganimit në kufi ai e transporton mallin te klientët. Nëse, para përfundimit të orarit të punës në orën 17.30 i mbetet ende kohë, ai kujdeset për mirëmbajtjen e kamionit.
Jakup Shkodrës ende i kujtohet dita e parë e punës. “Ka qenë një rrugë për në Bernë, në Zvicër, në një ditë shumë të nxehtë, dhe pa aklimatizim”. Ndërsa rruga më e gjatë që ka bërë gjatë këtyre mbi 30 viteve ka qenë ajo për në Milano.
Jakupi e ka përcjellë më tej pasionin e tij për kamionët. Dy nga katër fëmijët e tij punojnë në Transco.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













