Lajme
Jahjaga u takua me Obamën
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është takua mbrëma me presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, në një darkë të përbashkët të liderëve pjesëmarrës në Samitin e liderëve të Evropës Qendrore, që po i zhvillon punimet në Varshavë.
Gjatë fjalës së saj në darkën e punës, të udhëhequr nga presidenti Obama, presidentja Jahjaga ka thënë se Kosova e përmbyll procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, i cili fatkeqësisht nuk ishte një proces i lehtë, por një proces që la pasoja për të gjithë popujt e këtij rajoni.
“Roli i SHBA-së në Ballkan ka qenë në mënyrë të vazhdueshme jetik për stabilitetin dhe paqen në rajon dhe për demokratizimin e shtetndërtimin e secilit shtet. Kosova si vendi më i ri në Evropë është duke ndërtuar shoqëri humane të bazuar në barazi, rend dhe ligj. Në këtë rrugë përkrahja e SHBA-së është me rëndësi vitale”, ka thënë Jahjaga.
Sipas saj, Kosova është një shtet demokratik që i përket civilizimit evropian.
“Si femër dhe si presidente e Republikës së Kosovës, jam dëshmi e barazisë gjinore që ekziston në Kosovë dhe kam mbështetjen nga i gjithë spektri politik dhe nga të gjithë qytetarët pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare, fetare, racore a dallime të tjera”, ka thënë presidentja Jahjaga.
Sipas saj, Republika e Kosovës me Kushtetutë dhe me ligjet e saj i ka të garantuara vendet për pakicat kombëtare në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeverinë e vendit dhe kjo normë çdo herë është përmbushur.
“Dëshiroj këtu të them se vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën duhet këtë ta bëjnë, sepse kjo do të ishte në harmoni me vullnetin e shprehur lirshëm të të gjithë qytetarëve të vendit tim dhe do t’i shërbente stabilitetit të rajonit. Vendi im gjeografikisht gjendet në rrugët dhe korridoret më të rëndësishme nga Lindja në Perëndim. Republika e Kosovës shpreh dëshirën për bashkëpunim të mirë me të gjitha vendet, duke respektuar barazinë, dinjitetin dhe vullnetin e të gjitha kombeve. E ardhmja e vendit tim dhe e gjithë rajonit të Ballkanit është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe kjo nuk ka alternativë”, ka thënë Jahjaga.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










