Lajme
Jahjaga: Të riformulohen nenet që dëmtojnë gazetarët
Presidentja gjatë javës së ardhshme do t`ia kthejë Kuvendit Kodin Penal dhe do të kërkojë riformulimin e dy neneve të kontestuara
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka të qartë se çka do të bëjë me Kodin Penal, në të cilin janë kontestuar nenet 37 dhe 38 që kanë të bëjnë me përgjegjësinë e gazetarëve.
Sipas burimeve të Expressit, Presidentja gjatë javës së ardhshme do t`ia kthejë Kuvendit Kodin Penal dhe do të kërkojë riformulimin e dy neneve të kontestuara.
“Presidentja nuk do të kërkojë heqjen e tërësishme të neneve 37 dhe 38. Përgjigjja e Jahjagës është që ato nene të riformulohen”, ka thënë një zyrtar i Presidencës, pa dashur t’i përmendet emri.
Presidentja gjatë javës së kaluar ka takuar përfaqësuesit e gazetarëve, të cilët i kanë kërkuar të rikthejë Kodin Penal në Kuvend.
Por, nuk janë vetëm gazetarët që kanë bërë presion te Presidentja. Zyrtarë të Presidencës kanë thënë se edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë i kanë kërkuar Jahjagës që të rikthejë Kodin në Parlament dhe të kërkojë qartësimin e neneve që kanë të bëjnë me mediat. /albinfo&express/
E-Diaspora
-
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg Pa pasaportë në Aeroportin e Dublinit, 18-vjeçari arrestohet dhe dënohet... -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja









