Lajme
Jahjaga ia kthen Kuvendit në rishqyrtim Kodin Penal
"Me një vendim të tillë është shpëtuar Liria e Shtypit në Kosovë, e cila rrezikohej seriozisht nga përmbajtja e Kodit aktual"
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë vendim sot që t’ia kthejë Kuvendit të Republikës së Kosovës për rishqyrtim Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Kodi Nr. 04/L-082, i miratuar në Seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës më 20 prill 2012, dhe i pranuar në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës më 4 maj 2012.
Bazuar në kompetencat e Presidentes së Republikës së Kosovës, sipas nenit 84 pika 6 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, vendimi për rishqyrtimin e Kodit Penal u mor pasi u vlerësua se Neni 37 dhe Neni 38 i Kodit Penal janë në kundërshtim të plotë me Nenin 40 dhe Nenin 42 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që rregullojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medieve si dhe me Nenin 22, pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që obligon përmbushjen e Konventës Evropiane për mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj.
Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës mirëpret vendimin e Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga që të kthejë Kodin e Ri Penal në Parlamentin e Kosovës.
AGPK-ja vlerëson se me një vendim të tillë është shpëtuar Liria e Shtypit në Kosovë, e cila rrezikohej seriozisht nga përmbajtja e Kodit aktual. Ky asociacion falënderon gazetarët dhe mediet për unifikimin e jashtëzakonshëm në mbrojte të Lirisë së Shtypit, pa të cilin unifikim nuk do të mundësohej kjo mbrojtje. Gjithashtu ai falënderon partnerët vendës e ndërkombëtarë, organizatat, Zyrën e BE-së në Kosovë dhe ambasadat e akredituara në Prishtinë për mbështetjen e kërkesave të drejta të gazetarëve.
Njëherüësh i bën thirrje Parlamentit të Kosovës që të pranojë kërkesat e komunitetit të gazetarëve, po ashtu u bën thirrje subjekteve politike në pushtet dhe opozitë që të mbështesin kërkesat e gazetarëve.
AGPK-ja do të jetë në funksion të arsyetimit ligjor të kërkesave të komunitetit.
E-Diaspora
-
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg Pa pasaportë në Aeroportin e Dublinit, 18-vjeçari arrestohet dhe dënohet... -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











