Turizëm
Ishulli fantastik, ku nata kushton 2 mijë funte
Ishulli privat i Kokomos është një prej destinacioneve më të bukura verore
Një ishull i rrethuar nga ujëra në ngjyrë gurkali, nga plazhe me rërë të bardhë dhe që ofron të gjithë komoditetin e nevojshëm, sepse ai ka edhe një pistë helikopteri, që jua lehtëson udhëtimin drejt tij.
Kostoja? Nga 2,000 funte e më shumë. Vërtet, kostoja e qëndrimit është shumë e lartë, por tek e fundit, ju keni duke paguar për të qëndruar në një prej atyre vendeve të pakta që quhen parajsa mbi tokë.
Ky ishull ndodhet në Fiji dhe është një prej ishujve me pamjen më fantastike të të gjithë ishujve në atë zonë, transmeton Monitor.
Ishulli privat i Kokomos është zgjedhja e duhur për të gjithë ata që duan të arratisen nga lodhjet e përditshmërisë dhe për të gjithë ata turistë, të cilët nuk duan vetëm të pushojnë, por edhe të eksplorojnë zonën rreth e qark tij, përcjell albinfo.ch.
Ai ndodhet vetëm 45 kilometra larg nga Aeroporti Ndërkombëtar i Nadit dhe është lehtësisht i arritshëm nëpërmjet helikopterëve që jane vënë në dispozicion për të gjithë turistët.
Nëse edhe ju do të vendosni të zgjidhni këtë destinacion për të kaluar pushimet tuaja verore, atëherë ju mund të zgjidhni për të qëndruar në një prej 21 vilave të vogla të gjitha me pamje nga deti, apo mund të rezervoni në një prej pesë rezidencave luksoze.
Shumë shpejt pritet që ky ishull të shndërrohet në një prej destinacioneve më luksoze të botës.
Ashtu siç u përmend edhe pak më sipër, ky ishull ju ofron edhe mundësinë për të zhvilluar sporte ujore apo për të vizituar gjithë zonën përreth.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës Konsullata e Kosovës thekson rëndësinë e rrjetëzimit dhe angazhimit të të rinjve në diasporë... -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











