Lajme
Investimet e huaja janë vazhdimisht në rënie
Investimet e huaja në Kosovë janë më të vogla sesa para se Kosova të shpallej shtet i pavarur. Arsyetimet e mëparshme të zyrtarëve qeveritarë se investitorët e huaj druajnë të vijnë për shkak të statusit të padefinuar politik, kanë rënë në ujë.
Që nga 2005 investimet e huaja janë vazhdimisht në rënie. Investimet e Huaja Direkte deri në shtator 2011 kishin bilanc prej 285.8 milionë euro, kurse në vitin 2007 ato kanë qenë 421 milionë euro.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës investimet e huaja në Kosovë gjatë pesë viteve të fundit kanë mbajtur një nivel të ngjashëm prej mesatarisht rreth 9 për qind të PBB-së, ndërsa në vitet 2007 dhe 2008 është regjistruar niveli më i lartë, që në masë të konsiderueshme i adresohet licencimit të kompanisë së dytë të telefonisë mobile dhe investimeve të ndërmarra nga kjo kompani.
“Si rezultat i krizës, gjatë vitit 2009 investimet e huaja shënuan rënien më të theksuar, ndërsa në vitet 2010-2011 vlera e këtyre investimeve filloi të rritet përsëri megjithëse me një ritëm të ngadalshëm. Investimet e huaja në Kosovë vazhdojnë të jenë mjaft të ndjeshme ndaj zhvillimeve në ekonomitë e vendeve të eurozonës, të cilat njëkohësisht paraqesin burimin kryesor të Investime të Huaja Direkte në Kosovë”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së.
Burim potencial për Investime të Huaja në Kosovë janë edhe emigrantët kosovarë. Kapacitetet investive të emigrantëve kosovarë vlerësohen si mjaft të larta dhe se kursimet e tyre gjatë një viti tejkalojnë shumën prej 1.5 miliardë euro.
“Gjatë dekadës së fundit, diaspora kosovare ka pasur pjesëmarrje të rëndësishme në nivelin e përgjithshëm të investimeve, të cilat kryesisht kanë qenë të orientuara në blerjen e patundshmërive, por edhe në aktivitete tjera ekonomike”, thuhet në raportin e BQK-së.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë para pak kohësh pati deklaruar për media se shuma e Investimeve të Huaja Direkte ka shënuar rënie nga viti në vit për shkak të klimës së pafavorshme afariste anembanë botës, por gjithashtu edhe për shkak të paaftësisë së Qeverisë për të fituar besimin e investitorëve të huaj./zëri&albinfo/
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











