Lajme
Instagrami, nën hetime nga BE-ja
Instagram është nën hetim nga Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave në Irlandë (DPC) për mënyrën se si ka menaxhuar të dhënat personale të fëmijëve në platformë.
Aplikacioni i medias sociale në pronësi të Facebook-ut mund të përballet me një gjobë të madhe nëse Instagram ka shkelur ligjet e privatësisë.
Lajmin vjen pas raportimeve se Instagram ka dështuar të mbrojë të dhënat, përfshirë adresat e-mail, numrat e telefonëve të fëmijëve nën 18 vjeç.
Facebook ka mohuar akuzat dhe tha se është duke bashkëpunuar me DPC. Një numër gjigantësh të teknologjisë kanë zyrat e tyre në Irlandë dhe DPC është autoriteti kryesor rregullator në Bashkimin Evropian bazuar në rregulloren e re GDPR miratuar në 2018-ën.
DPC ka përgjegjësinë të mbrojë të drejtat dhe privatësinë e individëve online dhe zotëron fuqinë të vendosur gjoba të mëdha. Facebook po hetohet nëse mbështetet tek një bazë ligjore për përpunimin e të dhënave dhe nëse ka marrë masat e duhur për t’i mbrojtur fëmijët në Instagram.
Sipas raportimeve hetimet nisën nga një ankesë e bërë vitin e kaluar nga shkencëtari i të dhënave David Stier, i cili analizoi profilet e mëse 200 mijë përdoruesve të Instagram.
Ai kishte gjetur se të paktën 60 milionë përdorues ishin nën moshën 18 vjeç dhe kishin mundësinë për të shndërruar profilet e tyre në llogari biznesi.
Për ta shndërruar në llogari biznesi, duhet të ofroni një numër telefoni dhe një adresë e-maili të cilat janë publike. I njëjti informacion gjendej edhe në kodimin burimor të HTML që do të thotë se hakerët mund ta merrni me lehtësi.
Facebook ende nuk ka hequr informacionet nga kodi burimor, ndërsa Stier argumentonte se hakerët mund të kenë vjedhur informacione personale nga Instagram. /PCWorld Albanian
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”










