Lajme
Implementimi i ligjeve: pika kritike e raportit të Progresit
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës besojnë se Raporti i Progresit për 2011 do të jetë më pozitiv, falë edhe angazhimit institucional për përmbushjen e shumë sfidave të përmendura në Raportin e Progresit të vitit të kaluar.
Edhe aspekti i miratimit të ligjeve të kërkuara nga Komisioni Evropian, sipas drejtuesve të Ministrisë së Integrimeve Evropiane është plotësuar mjaft.
Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Gëzim Kasapolli ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka bërë të pamundurën që t’i plotësojë të gjitha kërkesat, të cilat paraqiten në Raportin e Progresit, raporton Kosovapress.
Kurse njohësit e integrimeve evropiane deri më tash kanë vlerësuar se nuk mund t’i dërgohen Kuvendit të Kosovës 20 apo më shumë ligje dhe t’i kërkohet që t’i miratojë për një javë, pasi që duhet të ketë një afat kohor për shqyrtimin e atyre ligjeve.
Sidoqoftë, sipas tyre çështja e miratimit të ligjeve, nuk do të jetë pika kritike në Raportin e Progresit, por shkalla e implementimit të këtyre ligjeve dhe ndërtimit e kapaciteteve efektive administrative, të cilat do duhej të merreshin me implementimin e këtyre ligjeve.
Në Raportin e Progresit të vitit 2010 është kërkuar miratimi i 49 ligjeve, ndërkohë Qeveria deri tani i ka dorëzuar në Kuvend afër 40.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










