Kosova
Ikja e të rinjve jashtë vendit, rrit mungesën e punëtorëve në Kosovë
Mungesa e punëtorëve në Kosovë si pasojë e migrimit të të rinjve, po i detyron bizneset që të marrin punëtorë madje edhe të pensionuar, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka thënë kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
Sipas tij, qeveria nuk po krijon kushte për të rinjtë në Kosovë, punëtorët e kanë humbur vullnetin dhe sigurinë dhe i vetmi orientim që shohin është të dalin sa më parë jashtë.
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, kishte paralajmëruar qysh para pesë viteve që do të ketë mungesë të punëtorëve në Kosovë si rezultat i pagesës së ultë që u bëhet nga punëdhënësit në Kosovë.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë për Radio Kosovën se në shumë kompani që kanë vizituar, kanë parë që punojnë persona që kanë kaluar në pension. Sipas tij, kjo vjen si pasojë e mungesës së punëtorëve ngase të rinjtë kanë emigruar jashtë vendit për një pagë më të mirë.
“Është bërë një ngritje e pagave simbolike e për të cilën ne nuk jemi të kënaqur, sepse me ngritjen e çmimeve tani në gjendjen që jemi, kjo paga minimale duhet të jetë minimumi 500 euro. Kompanitë po i rrisin tani për shkak të mungesës së punëtorëve dhe po mundohen t’i joshim punëtorët sadopak që të kenë një siguri për punët që i kryejnë”, ka theksuar Azemi.
Ai tutje thotë së që nga paslufta e deri me tash asnjë qeveri nuk i ka kushtuar kujdes të mjaftueshëm implementimit të ligjeve që kanë të bëjnë me raportet punëdhënës e punëmarrës. Qeveritë nuk kanë krijuar një siguri për punëtorët ne Kosovë.
“I kemi bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta bëjmë një mini-program, që të dalim bashkërisht dhe t’u ofrojmë kushte punëtorëve të sektorit privat në Kosovë e që paga minimale të jetë 500 euro dhe njëkohësisht të ketë mbikëqyrje të rreptë nga inspektorati dhe sindikata. Kompanitë tani për tani edhe nëse 1 mijë euro ua ofrojnë punëtorëve, ata e kanë humbur vullnetin dhe sigurinë dhe i vetmi orientim që shohin, është të dalin sa më parë jashtë”, ka shtuar Azemi.
Petrit Reqica, nga Shoqata e Gastronomeve, thotë se mungesa e punëtorëve është vërejtur qysh para pandemisë, e tash ka edhe më shumë mungesë të punëtorëve, ani pse pagat janë rritur.
“Problemi i stafit në gastronomi ka filluar qysh para kohës së pandemisë. Qysh atëherë ka filluar rritja e pagave, por tani pandemia na i prishi të gjitha matematikat me punë e me organizim, e tash mungesa e punëtorëve ka filluar të shfaqet edhe më shumë”, ka thënë Reqica.
Ai tutje thotë se janë shumë arsye që po ndikojnë në mungesën e punëtorëve, edhe pse kohët e fundit pagat janë rritur.
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












