Lajme
Ia hapin varrin në oborr
Një kandidati të opozitës që garon në zgjedhjet lokale në Kosovë ia kanë hapur një varrë në pronën e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gllogovc të komunës së Lipjanit, 13 kilometra në jug të Prishtinës
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të mërkurën mbrëma në komunën e Lipjanit, ku në pronën e nënkryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, është hapur një varrë. Kjo ngjarje është konsideruar si tendencë për t’i kërcënuar kandidatët gjatë fushatës zgjedhore.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gllogovc të komunës së Lipjanit, 13 kilometra në jug të Prishtinës. Menjëherë pas këtij veprimi, ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega e Lipjanit.
Sipas LDK-së, varri është hapur nga persona të papërgjegjshëm, pak çaste para se të fillonte takimi elektoral në fshatin Gllogovc, ndërsa varri ishte hapur në pronën e kryetarit aktual të Nëndegës së LDK-së në këtë fshat, Rexhep Arifi.
“Ky akt i shëmtuar i njerëzve të këqij e huliganë është tejet shqetësues, edhe pse, në të kaluarën, politika qëllimkeqe ka ditur të provokojë edhe në mënyra të tjera, mirëpo kjo është nga provokimet më ekstreme”, konsideron LDK nëpërmjet një kumtese për media.
Me këtë rast, siç thuhet, po merret Policia e Kosovës, ndërsa LDK kërkon zbardhjen e tij sa më të shpejtë të rastit. Njëkohësisht, LDK reagon edhe ndaj shkatërrimit të panos së LDK-së në fshatin Jeta e Re, ku persona të njohur, përveçse e shkatërruan panon, e larguan atë nga vendi ku ishte vendosur.
“Dega e LDK-së e Lipjanit konsideron se këto janë shenja të frustrimeve militantiste politike dhe, si të tilla, paraqesin sjellje jocivilizuese dhe të papranueshme”, thuhet në reagim.
Ndryshe, fushata zgjedhore në Kosovë ka filluar me 3 nëntor dhe do të zgjasë deri më 2 nëntor, kur edhe fillon heshtja parazgjedhore. Deri më tani fushata ka qenë e qetë, dhe nuk është regjistruar ndonjë rast që ka prishur mbarëvajtjen elektorale. Zgjedhjet mbahen me 3 nëntor.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










