Sport

Hungarezi Tamás Bognár do të gjykojë ndeshjen Kosovë-Maltë

Gjyqtari hungarez, Tamás Bognar, do të gjykojë ndeshjen e Kosovës me Maltën.

UEFA ka vendosur t’ia besojë takimin gjyqtarëve nga Hungaria në krye me Bognar, përcjell albinfo.ch.

39-vjeçari është gjyqtar i FIFA-s nga viti 2009. Bognar kishte qenë gjyqtar kryesor edhe në përballjen e Kosovës me Turqinë, dy vjet më parë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e 2018-s. Atë takimi e kishte fituar përfaqësuesja turke 2:0.