Lajme
Humbet pa gjurmë shqiptarja Time Kraki
Në orën 17 ajo niset për në shtëpi, te tre fëmijët e vegjël që e prisnin. Por, që nga ajo ditë, Timen nuk e ka parë më askush
Pasditen e të shtunës, shqiptarja 30 vjeçe nga Kosova, Time Kraki, ashtu si çdo ditë, ksihte shitur gështenja dhe fruta në stendën që ka në zonën e këmbësorëve në Wiesn (sheshin ku mbahet festa e njohur Oktoberfest, në Munih).
Në orën 17 ajo niset për në shtëpi, te tre fëmijët e vegjël që e prisnin. Por, që nga ajo ditë, Timen nuk e ka parë më askush.
Mbrëmjen e të shtunës, bashkëshorti i merakosur ka njoftuar policinë për humbjen e të shoqes. Telefonata e fundit e Times ishte bërë në orën 20, njofton policia. Lokalizimi ka treguar se thirrja është bërë nga njëmend në afërsi të Theresienwiese. Mbetet mister nëse Timja, pas përfundimit të punës donte të bënte një shëtitje në sheshin e Oktoberfest-it. Humbje femrash gjatë ditëve të festës së madhe të Bavarisë ndodhin çdo vjet.
Timja përshkruhet nga policia si grua atraktive por e përkushtuar dhe e lidhur me familjen.
E enjtja ishte dita e gjashtë qëkur ka humbur çdo gjurmë nga nëna 30 vjeçare e tre fëmijëve. Shefi i saj, i pikëlluar thotë: “Ajo ishte punëtorja ime më e mirë!” Ai ashtu si dhe bashkëshorti dhe tre fëmijët (9, 11 dhe 13 vjeç) presin në ethe kthimin e Times.
Ata që e shohin ose kanë indikacione tjera për Time Krakin mund të njoftojnë policinë në Fürstenfeldbruck. Tel. 08141 / 612 - 0.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












