Shkurt.ch
Hoteli i parë lundrues, anije në Zvicër
Në Romandi të Zvicres për herë të parë do të ndërtohet hoteli lundrues, ku mund të kaloni natën
Është bërë e ditur se MS Attila, një anije me mbi tridhjetë vjet shërbim, së shpejti do të shndërrohet në një hotel të vërtetë lundrues. Duke filluar verën e ardhshme, varka do të lundrojë ujërat e liqeneve të Morat, Bienne dhe Neuchâtel nëpër kanalet që i lidhin ato, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se anija, e vendosur në breg do të renovohet në Sugiez, në kantonin e Fribourg, në përfundim të punimeve do të ketë nëntë kabina dhe një sallon të madh, dhe do të udhëtojë me dy motorë elektrikë dhe duhet theksuar se kjo do të jetë anija e parë në Zvicër ku mund të kaloni natën.
Sipas raporteve të datuara më herët thuhet se anija e ndërtuar në vitin 1987, ka shërbyer si mjet lundrues për vite me radhë në Gjermani. Fillimisht 16,5 metra e gjatë, më 1993 u shtrinë në 27 metra. Ajo erdhi në ujërat zvicerane më 2002 dhe më pas u përdor për ndërtimin e Expo.02 në Yverdon. Që atëherë ajo ka pritur kryesisht evente. /ATS/

Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












