Lajme
Hidrocentralet vlejnë 300 milionë euro
Katër hidrocentralet që qeveria dëshiron të privatizojë për 100-150 milionë euro, mund të kushtojnë dy herë më shumë në rast se do të ndërtohen tani dhe kanë një jetëgjatësi prej së paku 250-300 vjet, bëjnë të ditur ekspertë të energjisë për “Shqip” duke kundërshtuar shitjen e një “pasurie kombëtare të pazëvendësueshme,” siç e konsiderojnë ata.
Ekspertët që aktualisht punojnë privatisht në projekte të ndryshme të ndërtimit të hidrocentraleve të vegjël privatë, nuk pranojnë të prononcohen me emër për shkak të problemeve që mund t’u krijohen nga qeveria në aktivitetet e tyre, por sqarojnë jopublikisht se të gjitha hidrocentralet në privatizim, përveç vlerës së madhe monetare, kanë edhe funksione të pazëvendësueshme në sistemin energjetik shqiptar të sotëm dhe privatizimi i tyre mund të sjellë kosto shtesë për KESH, raportojn mediat e Tiranës.
Qeveria ka shpallur për privatizim hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit në lumin Mat dhe hidrocentralet Bistrica 1 dhe Bistrica 2 në lumin Bistricë. Të katër hidrocentralet prodhojnë mesatarisht 546 mijë MW/h, e cila, duke marrë parasysh çmimin aktual të energjisë në treg të hapur prej 50 eurosh për MW/h, nënkupton se kanë potencial për xhiro vjetore prej 22.8 milionë euro.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










